LAJMI I FUNDIT:

Gris fletën e votimit dhe tenton të marrë vulat e komisionit

Gris fletën e votimit dhe tenton të marrë vulat e komisionit

Një 66 vjeçar është arrestuar nga policia për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Ai ka grisur fletën e votimit dhe ka tentuar të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit.

“Gris fletën e votimit, tenton të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit, arrestohet në flagrancë nga Policia. Arrestohet në flagrancë 66 vjeçari, për veprën penale ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 5 Kamzë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamzë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas rreth orës 12:00, është paraqitur pranë QV nr. 1567 dhe pasi ka marrë fletën e votimit, e ka grisur atë dhe ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit. Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm. Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmëndur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, thuhet në njoftim. /TCH/


Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori