Mario Dedivanovic krenohet me nëntë milionë ndjekës në Instagram dhe i di seriozisht gjërat e tij kur bëhet fjalë për bukurinë

Kush më mirë sesa Mario Dedivanovic – themeluesi i Makeup by Mario dhe njeriu pas pamjeve më të mira të Kim Kardashian dhe të tjerë yjeve të famshëm – mund të na tregojë për trendet e grimit.


"Vjeshta është koha për të përmirësuar rutinat e grimit, shkojmë drejt grimit më minimalist,” tha Mario për Page Six.

"Teksa i afrohemi festave, mendoni për ngjyra më të pasura dhe më të guximshme në sy dhe buzë."

Mario theksoi se beson te investimi për produkte që janë "pa kohë, funksionojnë mirë për ju pavarësisht sezonit dhe ju bëjnë të ndiheni shkëlqyeshëm".

Sipas tij, këto janë tendencat që duhet të keni parasysh:

1 – Vetullat e plota, natyrale

1makeup by mario eye2 – Buzëkuqët matte në ngjyra të ëmbla

2makeup by mario lip3 – Tonet e vjollcës qoftë në sy, faqe ose buzë

3makeup by mario face4 – Pak “skuqje”. Përdorni blush-in në vend të bronzer-it

4makeup by mario face25 – Hidratuesit me pak ngjyrë që barazojnë tonin e lëkurës, pa e errësuar atë

5makeup by mario skin