LAJMI I FUNDIT:

Griezmann telefonoi pas ndeshjes Sanchezin, ai e kishte fyer pasi kiliani humbi penallti

Griezmann telefonoi pas ndeshjes Sanchezin, ai e kishte fyer pasi kiliani humbi penallti

Marca raporton se sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann personalisht kontaktoi sulmuesin e Interit, Alexis Sanchez, duke i kërkuar falje për fyerjen e tij gjatë gjuajtjeve të penalltive të mërkurën.

Rasti ndodhi në humbjen që e pësoi Interi nga Atletico Madrid në ndeshjen kthyese të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Sanchez humbi penalltinë dhe Griezmann u kap në kamera duke e quajtur reprezentuesin e Kilit: “Ai është një m*t, kiliani është një m*t!”.


Videoja u bë virale në rrjetet sociale, kështu që, sipas Marca, francezi kontaktoi personalisht Sanchezin për të kërkuar falje për sjelljen e tij të ulët.

Sipas raportit, Griezmann shpjegoi se ishte tepër i emocionuar dhe se objektivi i tij ishte të inkurajonte shokun e tij të skuadrës Jan Oblak dhe të mos ofendonte një kundërshtar. Sanchez thuhet se ka pranuar faljen e Griezmann.

Griezmann shënoi golin e barazimit në pjesën e parë, vetëm tre minuta pas golit të Federico Dimarco.

“Kiliani është një ...”, Griezmann e ofendoi rëndë Sanchezin pas humbjes së penalltisë
Lexo po ashtu “Kiliani është një ...”, Griezmann e ofendoi rëndë Sanchezin pas humbjes së penalltisë

Nga ana tjetër, Sanchez u fut si zëvendësues nga bankina gjatë kohës shtesë, por humbi një goditje nga pika, duke kontribuar në eliminimin e Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori