LAJMI I FUNDIT:

Griezmann po konsideron largimin nga Atletico Madridi – befason me destinacionin e radhës

Griezmann po konsideron largimin nga Atletico Madridi – befason me destinacionin e radhës

Antoine Griezmann është padyshim një figurë e rëndësishme tek Atletico Madridi dhe për një arsye të veçantë.

Ai ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar në La Liga gjatë dy sezoneve të fundit dhe me të në krah, Diego Simeone ka një ekip më të fortë.

Sidoqoftë, ka një mundësi reale që ai mund të largohet nga kryeqyteti spanjoll gjatë këtij afati kalimtar.


Është tashmë e ditur se ëndrra e Griezmann është që t’i jap fund karrierës së tij në MLS. Kjo ambicie mund të bëhet një realitet më shpejt se sa pritej, pasi L’Equipe ka raportuar që 33-vjeçari ka marrë një ofertë të madhe nga Los Angeles Galaxy.

Në rast se Griezmann pranon ofertën e klubit amerikan, ambienti atje nuk do të ishte krejtësisht i panjohur për të, pasi në atë ekip luajnë dy ish-bashkëlojtarët e tij tek Franca: Hugo Lloris dhe Olivier Giroud.

LAFC ka qenë në bisedime me përfaqësuesit e Griezmann gjatë javëve të fundit dhe tani i kanë prezantuar atij një ofertë zyrtare.

Klubi e do atë menjëherë, ani pse janë të përgatitur që të presin deri në 2025 në rast se nuk marrin dritën e gjelbër për ta kompletuar transferimin këtë verë.

Ata gjithashtu nuk do ta kishin problem që ta paguajnë klauzolën e tij të lirimit, e cila kap shifrën e 10 milionë eurove./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

La Liga
Bild zbulon shumën që Dortmundi synon ta fitojë nga shitja e Nico Schlotterbeck

Bild zbulon shumën që Dortmundi synon ta fitojë nga shitja e Nico Schlotterbeck

Bundesliga
Man Utd vendos përfundimisht për Garnachon, ia cakton edhe çmimin argjentinasit

Man Utd vendos përfundimisht për Garnachon, ia cakton edhe çmimin argjentinasit

Premier League
Barcelona synon transferimin e yllit të Milanit si zëvendësues të De Jong

Barcelona synon transferimin e yllit të Milanit si zëvendësues të De Jong

Serie A
Kalo në kategori