LAJMI I FUNDIT:

Grezda flet pas dy golave të shënuar: Ndjenjë e papërshkrueshme të shënosh para 50 mijë tifozëve

Grezda flet pas dy golave të shënuar: Ndjenjë e papërshkrueshme të shënosh para 50 mijë tifozëve
GLASGOW, SCOTLAND - NOVEMBER 11: Eros Grezda of Rangers celebrates after he scores his team's sixth goal during the Ladbrokes Scottish Premiership match between Rangers and Motherwell at Ibrox Stadium on November 11, 2018 in Glasgow, Scotland. (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)

Data e 11 nëntorit do të jetëe paharrueshme për Eros Grezdën, që shënoi jo vetëm golin e parë me fanellën e Glasgow Rangert, por gjithashtu e mbylli ndeshjen me Motherwell të fituar me rezultatin 7-1, me një dygolësh.

Përveç dy golave të shënuar, Grezda dhuroi edhe një asistim duke u shpallur lojtari i ndeshjes, brenda në “Hampden Park”.

Në një lidhje për “Zona Gol”, Grezda foli për emocionet e kësaj mbrëmjeje.


“Është një ndjesi komplet ndryshe, sepse kur luajmë në shtëpi janë 50 mijë shikues dhe kur shënon është e papërshkrueshme. U ndjeva shumë mirë, dhe pas shënova golin e parë u lirova dhe tani fitova dhe besimin e tifozëve që është më e rëndësishmja”, tha gjakovari.

Pas sfidës me Motherwell, Grezdën e pret grumbullimi me kombëtaren me dy sfidat ndaj Skocisë dhe Uells, me sulmuesin që në formë të mirë fizike pas një dëmtimi të gjatë uron që të gjejë rrjetën dhe ndaj skocezëve.

“Do vij në kombëtare dhe kam marrë minuta nga grumbullimi i fundit. Ndihem mirë fizikisht dhe nuk është e thjeshtë pas një dëmtimi të gjatë. Gjërat kanë ndryshuar pak dhe po mundohem të shfrytëzoj mundësitë që po më jepen”, tha sulmuesi.

Grezda në fund zbuloi dhe një batutë me portierin e skuadrës, Mcgregor, të cilit pas ndeshjes i premtoi se do t’i shënojë dhe me kombëtaren.

“Gjithë javës i kam thënë do të të shënoj dhe uroj që ta bëj diçka të tillë dhe në ndeshjen me Skocinë”, deklaroi Grezda.

https://www.youtube.com/watch?v=Oy0_GAZbD2E

https://www.youtube.com/watch?v=pswMwqFXJ9A

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori