LAJMI I FUNDIT:

Greqi, 3 të vdekur dhe një i zhdukur nga moti i keq

Greqi, 3 të vdekur dhe një i zhdukur nga moti i keq

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë në 24 orët e fundit ka shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima. Një grua invalide ka humbur jetën në një fshat të Mesinisë, në Peloponez, nga përmbytjet e shkaktuara prej reshjeve të dendura të shiut.

Edhe në Kalamata, ku në shumicën e shtëpive është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, dy të moshuar janë gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjeve, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

Në mbi 200 shtëpi është nevojitur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe organet vendore pritet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme për këtë prefekturë.


Sipas policisë, në disa vende është ndërprerë edhe qarkullimi i makinave, pasi është përmbytur rruga nacionale që lidh gadishullin me Athinën.

Në Selanik, shërbimi zjarrfikës ka pranuar mbi 150 thirrje urgjente nga banorë, të cilëve u janë përmbytur shtëpitë, ndërsa në lagjen periferike të “Agjias Triadhas” zjarrfikësit kanë shpëtuar mbi 24 persona, automjetet e të cilëve janë bllokuar nga niveli i lartë i ujërave.

Reshje të shumta të shoqëruara me erëra të fuqishme dhe me breshër, duke shkatërruar shumë kultura bujqësore, janë regjistruar edhe në shumë zona të Thesprotisë, sidomos në vendet turistike në Sivota dhe Parga, por edhe në ishujt e detit Jon në Korfuz, Zakintho dhe Kefaloni.

Sipas meteorologëve, moti i keq do të vazhdojë edhe në orët e ardhshme dhe do të përmirësohet vetëm të enjten në mbrëmje.

Në trend Botë

Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori