LAJMI I FUNDIT:

Grenell i reagon Osmanit: Ju s’keni ngritur asnjë shqetësim apo dhënë asnjë ide të vetme, na duhen politikanë që nuk ankohen

Grenell i reagon Osmanit: Ju s’keni ngritur asnjë shqetësim apo dhënë asnjë ide të vetme, na duhen politikanë që nuk ankohen

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit tha se në takimi në Uashington nuk solli asgjë nga ato që ishte premtuar.

Përveç njohjes nga Izraeli, Osmani tha se delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë.

Grenell i kundërpërgjigjet Osmanit duke i thënë se s’ka ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme, që tani të ankohet.


Osmani: Njohja nga Izraeli e rëndësishme, por delegacioni kosovar nuk realizoi premtimet që i dha qytetarëve
Lexo po ashtu Osmani: Njohja nga Izraeli e rëndësishme, por delegacioni kosovar nuk realizoi premtimet që i dha qytetarëve

“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është hap enorm. Për ju që tani të ankoheni se s’keni marrë më shumë është e çuditshme pasi që ju s’keni ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme”, tha Grenell.

Ai tha se duhen politikanë që bëjnë më shumë se që vetëm të ankohen.

“Kjo është për punët, jo vetëm simbolikë. S’mund të paguani as qiratë e as të ushqeni familjet tuaja me simbolikë. Studimi i fizibilitetit për liqenin është që të dihet saktësisht se si mund të përdoret e çfarë vende pune mund të krijohen. Të sugjerosh se kjo hap çështje të tjera është politikë e pakuptimtë. Ky studim është për të krijuar punë”, ka shkruar ai në Twitter./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Kalo në kategori