LAJMI I FUNDIT:

Grenell: Qeveria Kurti refuzoi paratë e ShBA-së për gazin, akuzat se paguhem nga Serbia janë të pavërteta

Grenell: Qeveria Kurti refuzoi paratë e ShBA-së për gazin, akuzat se paguhem nga Serbia janë të pavërteta

Ish-Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell po qëndron në Kosovë. Ai ka thënë se akuzat e opinionistit serb Dushan Janjiq se ai paguhet nga Serbia janë të pavërteta. Grenell ka folur edhe për punën e gazit, duke thënë se Kosova ka refuzuar të pranojë para nga ShBA për të shtyrë përpara projektin e gazit.

“Ne kemi parë këtë personin nga Serbia që ka bërë këtë akuzën e rëndë për mua se jam duke u paguar nga Serbia. Kjo s’është e vërtetë aspak. Është lajm i rremë. Nuk mendoj se mediat duhet të raportojnë një gjë të tillë. Është thashetheme. Mediat kanë përgjegjësinë të raportojnë vetëm faktet”, ka thënë ai.

Duke e quajtur përdorimin e qymyrit si të dëmshëm, Grenell ka kritikuar Qeverinë Kurti për refuzim të të hollave të ShBA-së për projektin e gazit që, sipas tij ,do të ishte më i lirë.


Analisti politik Janjiq: Serbia e paguan 100 mijë dollarë në muaj Richard Grenellin për lobim
Lexo po ashtu Analisti politik Janjiq: Serbia e paguan 100 mijë dollarë në muaj Richard Grenellin për lobim

“Në Kosovë është nevoja që të hiqet qymyri nga përdorimi. Është i dëmshëm. Çfarë kemi parë prej qeverisë aktuale është një refuzim për të hollat e ShBA-së për gazin. Do të ishte më lirë dhe më e shëndetshme për njerëzit e Kosovës. Do të dëshiroja që ambasada amerikane të ishte më e qartë në këtë drejtim. Ata e humbën mundësinë që të jenë më të qartë”, tha ai për T7.

Tutje, ish-ambasadori amerikan në Gjermani u shpreh se Administrata Biden duhet të jetë më agresive në Ballkan.

“Ideja që ShBA-ja është duke pritur Brukselin është frustruese. Ne duam të shohim më shumë veprime sa i përket dialogut. Administrata Biden duhet të jetë më agresive. Ata duhet të jenë më aktivë në Ballkan duke e caktuar një Emisar Special. Nuk e kam parë Joe Bidenin duke folur për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Grenell.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori