Gratë me një dietë vegjetariane kanë një rrezik më të lartë për të thyer ijën më vonë në jetë, tregon një studim i ri.

Studimi, i cili përfshiu më shumë se 26.000 gra të moshës 35-69 vjeç nga Britania e Madhe, zbuloi se gratë vegjetariane kishin një rrezik 33 për qind më të lartë për thyerje të ijëve në krahasim me gratë që hanë rregullisht mish.


Pas rreth 20 vjetësh, shkencëtarët regjistruan 822 fraktura të ijëve te gratë, rreth tre për qind e atyre të përfshira në studim, i cili u botua në revistën BMC Medicine.

istockphoto 949524660 170667a

Të dhënat janë marrë nga Studimi i grupit të grave në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ndjek gratë për një periudhë të gjatë kohore për të vlerësuar rreziqet dhe lidhjet midis dietës dhe shëndetit.

Shkencëtarët thanë se ky studim është një hap i rëndësishëm për të kuptuar rreziqet e mundshme afatgjata të një diete me bazë bimore dhe çfarë mund të bëhet për të zbutur ato rreziqe.

Top 3 Reasons Women Benefit From Eating More Red Meat Beck Bulow

Ata thanë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të vlerësuar nëse rezultate të ngjashme mund të konfirmohen te meshkujt.