LAJMI I FUNDIT:

Gratë në Japoni janë të detyruara t’u blejnë çokollata burrave për Shën Valentin

Gratë në Japoni janë të detyruara t’u blejnë çokollata burrave për Shën Valentin

Shën-Valentini do të sjellë më shumë se një miliard euro për shitësit e çokollatave në Japoni, ku gratë e kanë detyrim t’u ofrojnë çokollata burrave të jetës së tyre, veçanërisht kolegëve dhe drejtuesve.

“Këtë vit, shuma është vlerësuar me 138,5 miliardë jen (1,15 miliardë euro), në rritje me tre për qind në raport me vitin 2016”, sipas “Kinenbi Culture Laboratory”, një organizëm studimi për festat japoneze.

Një pjesë e rritjes vjen si pasojë e faktit se dita e të dashuruarve bie në javën, për herë të parë në tre vjet, që i bën pothuajse të pamundura gratë që punojnë t’i shpëtojnë “giri choco”-së ose “çokollatës së detyruar”, për t’ua ofruar kolegëve të tyre meshkuj.


Dje, Maika Suzuki, 27 vjeçe, ka shkuar në katin kushtuar Shën Valentinit, në një dyqan të madh në Tokio, ku ka blerë më shumë se 30 kuti me çokollata për meshkujt e zyrës së saj.

“Këto çokollata janë këtu për të shprehur mirënjohjen për burrat”, theksoi ajo duke zgjedhur mes 110 markave të çokollatave.

“Kjo është gjithashtu për të riforcuar vetëbesimin e tyre”, shtoi ajo.

Marketingu ka ditur të shfrytëzojë konformizmin e shoqërisë japoneze dhe ngurtësinë e roleve për secilin prej dy sekseve.

Shën Valentini është shfaqur në Japoni në fund të viteve 50, kur një kompani me emrin “Mary Chocolate” e kishte shpallur 14 shkurtin “ditën e vetme kur një grua shpreh dashurinë e saj duke ofruar çokollata”.

Në trend Fun

Më shumë
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Përplasja e një kamioni shkaktoi derdhjen e qindra litrave qumësht në autostradën e Floridës

Përplasja e një kamioni shkaktoi derdhjen e qindra litrave qumësht në autostradën e Floridës

Fun
Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor

Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor

Shoferi ndal autobusin në mes të qytetit për t’u falur

Shoferi ndal autobusin në mes të qytetit për t’u falur

Tetëvjeçarja që largon shpirtrat e ligë!? (Video)

Tetëvjeçarja që largon shpirtrat e ligë!? (Video)

Kalo në kategori