LAJMI I FUNDIT:

Gratë e shkurtra dhe burrat e gjatë janë çiftet më të lumtura, thotë një studim

Gratë e shkurtra dhe burrat e gjatë janë çiftet më të lumtura, thotë një studim

Një studim i ri ka zbuluar se gratë e shkurtra dhe burrat e gjatë janë çiftet më të lumtura.

Në fakt, studimi shkoi aq sa arriti në përfundimin se sa më i madh të jetë dallimi në  gjatësi, aq më mirë është, gjë që mund të shpjegojë pse The Mountain nga Game of Thrones po shkon aq mirë me gruan e tij më të vogël me trup, transmeton Telegrafi.

https://www.instagram.com/p/BzoLqOkg_qJ/?utm_source=ig_embed


Studiuesi Kitae Sohn shpjegoi se megjithëse nuk është sekret që gratë kanë tendencë të preferojnë burra më të gjatë, asnjë studim nuk është përpjekur të zbulojë nëse kjo ka të bëjë me lumturinë e tyre.

“Megjithëse dihet që gratë preferojnë burra të gjatë për arsye evolucionare, asnjë studim nuk ka treguar nëse një burrë më i gjatë e bën gruan e tij më të lumtur”, shpjegoi ai në studim.

https://www.instagram.com/p/ByYoF6XAncN/?utm_source=ig_embed

Sohn konfirmoi se “një ndryshim më i madh në lartësi në një çift ishte i lidhur pozitivisht me lumturinë e gruas”.

Sidoqoftë, studimi e pranoi që ndikimi i gjatësisë në lumturinë e një gruaje zgjati vetëm gjatë periudhës fillestare të marrëdhënies – dhe pas një kohe të caktuar, ajo u bë e parëndësishme. /Telegrafi/