Rreth dy orë duhet të udhëtojnë banorët e fshatrave të Komunës së Kamenicës, për të arritur në Gjilan ku duhet të marrin shërbimet shëndetësore gjinekologjike. Kjo sepse në Kamenicë tash e katër vjet nuk ka gjinekolog. Në Komunë thonë se kanë hapur konkurs katër herë por nuk kanë arritur të punësojnë një gjinekolog. Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë shumë prej gjinekologëve zgjedhin të punojnë në kujdesin dytësor e tretësor, e më pak në Qendra të Mjekësisë Familjare.
Shërbimi i maternitetit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë është jashtë funksionit, meqë katër vjet më parë gjinekologu i vetëm që ishte, ka dalë në pension.
Aktualisht nuk ka gjinekolog për të dhënë shërbimet në ketë qendër.
Nazlie Bugaqka, qytetare, thotë se banorët maltretohen në mungesë të gjinekologjisë këtu, të detyruar të shkojnë në Gjilan për të marrë shërbime.
Ajo thotë, se si pasojë e kësaj mungese, lindjen ndodhin edhe rrugës.
“Shumë mungon gjinekologjia këtu, a po e sheh po lindin kah mos…. Shumë maltretim, këtu duhet me qenë dikush, për ne është shumë e vështirë, apo e sheh çka nuk ndodh, shumë vështirë. Puna e Zotit, duhet me qenë mjeku ngat, shumë larg aty, me çka me shku qysh me shku, aty nuk i dihet”, thotë ajo.
Enita Berisha, një tjetër qytetare thotë se gjinekologjia në këtë komunë është shumë e nevojshme.
“Është shumë e nevojshme, është një mungesë shumë e madhe që qytetarët e Kamenicës e ndjenjë jashtëzakonisht shumë”, thotë ajo.
Njësoj mendon edhe Hatixhe Morina, e cila thekson se Kamenica është territor i gjerë, diçka që e bënë edhe më të nevojshëm këtë shërbim në këtë zonë.
“Nuk është rreth i ngushtë territori i Kamenicës, sigurisht një hapësirë e tillë ka nevojë për një gjinekologji këtu”, thotë ajo.
Kjo situatë është shqetësuese edhe për kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Ai thotë se janë duke lobuar edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, të kryeministri dhe organe të tjera, që kjo komunë të ofrojë shërbime gjinekologjike, meqë siç thotë ai, nuk duhet të udhëtohet aq larg për rreth dy orë për të marrë ato shërbime në Gjilan.
“E kemi bërë diku katër herë konkursin për gjinekolog, nuk ka pas të interesuar e tash kemi filluar me komuniku me shoqatën e gjinekologëve dhe jemi të interesuar me dhënë edhe një shtesë si komunë, që me qenë më atraktive për një gjinekolog me ardh me i kry këto kontrolle shëndetësore”, thotë ai.
E për ketë, në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se në disa komuna ka mungesë, sepse gjinekologët parapëlqejnë të punojnë më shumë në kujdesin dytësor e tretësor, e jo në Qendra të Mjekësisë Familjare.
“Me Udhëzimin administrativ për organizimin e Kujdesit parësor Shëndetësor në Komuna, QKMF-të kanë të drejtë të kenë të punësuar gjinekolog. Punësimet në QKMF janë kompetenca të Komunave përkatëisht drejtorive komunale për shëndetësi dhe mirëqeinie sociale. MSh është në favor të asaj që maternitetet eksiztuese në QKMF në komuna të fuqizohen dhe mbeshtet komunat në përpjekjet e tyre për t’i mbajtur ato në shërbim të pacienteve në nevojë. E vërtata është se në disa komuna ka mungesë, për shkak se gjinekologet parapelqejnë ose anojne të punojnë më shumë në Dytësor e Tretësor e më pak në KPSH (QKMF)”, ka thënë Faik Hoti i Ministrisë së Shëndetësisë për KosovaPress.
E kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Besa Baftiu thotë se e kanë ngritur këtë problem shumë herë të ministri i Shëndetësisë, por që ende nuk është ndërmarrë asgjë.
Ajo thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet, sidomos në vendet që kanë largësi më të madhe me komunat ku banorët i marrin shërbimet gjinekologjike, siç është rasti me Kamenicën.
“Kjo çështje duhet të zgjidhet, ne po kërkojmë nga ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili që të ketë parasysh këtë sepse komunave siç është Kamenica e cila është 30 kilometra në largësi prej komunës së Gjilanit, që Gjilani është spital në të cilin kryhen lindjet, është një largësi tejet e madhe për ato nëna, për ato gra të cilat duhet të marrin shërbime gjinekologjike”, thotë ajo.
Ndërkohë, për Komunën e Kamenicës, është lajmëruar një organizatë e cila është e gatshme të ndihmojë në rregullimin e hapësirës ku do të mund të kryheshin shërbimet gjinekologjike, nëse arrihet të gjendet gjinekologu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker