Grante japoneze për disa qytete të Maqedonisë

Ambasada japoneze në Shkup do të nënshkruaj sot gjashtë marrëveshje për grante me institucionet e vendit. Këto grante parashohin mbi 350 mijë euro ndihmë për projekte, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, projektet financohen nga programi ''Grant ndihmë për mbështetje të projekteve të vogla'' i qeverisë së Japonisë.
Këto grante do të investohen në shkolla fillore, në Strugë dhe Kumanovë; mekanizma për parandalim të përmbytjeve në rajonin e Pellagonisë; në klinikën universitare për gastroenterohepatologji.
Gjithashtu do të përfshihen në këto grante edhe zjarrfikësit e qytetit të Velesit, si edhe spitali i përgjithshëm i Ohrit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































