Ditën e sotme (e premte) feston ditëlindjen bashkëshortja e futbollistit Granit Xhaka, Leonita Lekaj.
Ajo me këtë rast ka marrë urime të shumta dhe një më i veçantë nuk mungoi as nga partneri i saj.
Ylli shqiptar ka shpërndarë disa fotografi në InstaStory, me anë të të cilave ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për gruan.
“Zemra ime. Je personi me zemrën më të mirë që kam takuar ndonjëherë. E meriton për çdo gjë të mrekullueshme që ka ndodhur në jetën tënde”, tha ai.
“Për një burrë me sukses gjithmonë fshihet një partnere e mrekullueshme. Të dua përgjithmonë”, vazhdoi Xhaka.
Çifti i famshëm kujtojmë që janë martuar para gjashtë vitesh, saktësisht në 2017.
Ata tani janë prindër të dy vajzave: Laneya dhe Ayana Xhaka. /Telegrafi/