Bayer Leverkuseni e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të fazën grupore të Ligës së Evropës kundër Hacken me rezultat 4-0

Granit Xhaka udhëhoqi mesfushën e skuadrës gjermane, ndërsa bëri asistim mjeshtëror në golin e dytë të shënuar nga Amine Adli.


Florian Wirtz, Victor Boniface e Jonas Hofmann shënuan golat tjerë për Leverkusenin.

Xhaka ishte prej më të mirëve në fushë dhe u zëvendësua në minutën e 75-të.

Për këta minuta ai u vlerësua me notën 8.3 nga SofaScore, pasi përveç asistimit ai kishte edhe tjera statistika të mira.

382249369 641853537930298 6991190033266300371 n

Tri pasime kyçe, tri ndërhyrje në top dhe katër duele të fituara nga pesë sa kishte. /Telegrafi/

telegrafi sport app