LAJMI I FUNDIT:

Granit Elshani rrëfen ku ishte natën e incidentit në diskotekën ‘City Club’

Granit Elshani rrëfen ku ishte natën e incidentit në diskotekën ‘City Club’

I akuzuari, Granit Elshani, sot ka dhënë mbrojtjen para trupit gjykues, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të tij, Ndrec Dodaj.

Mirëpo, Elshani vendosi ta shfrytëzojë të drejtën e mbrojtjes në heshtje kur prokurori i EULEX-it, Andrew Hughes, filloi t’i parashtrojë pyetje.

Anëtari i familjes Elshani nga Ozdrimi i Pejës, Graniti, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës se më 2 janar të vitit 2010 ishte futur në diskotekën “City Club” në Pejë me qëllim për ta privuar nga jeta për motive të hakmarrjes anëtarin e familjes Kelmendi, Valdetin.


Si pasojë e këtyre të shtënave që ndodhën natën e dytë të vitit 2010 në ketë diskotekë të Pejës, u vra një person dhe u plagosen tre të tjerë, ndër ta edhe Valdet Kelmendi.

Gjatë seancës se sotme, disa herë u përplasen ashpër avokati i Granit Elshanit, Ndrec Dodaj dhe prokurori i EULEX-it, Andrew Hughes, rreth mënyrës së parashtrimit të pyetjeve ndaj të akuzuarit.

Granit Elshani gjatë seancës se sotme qëndroj i ulur në ulëset e dëshmitarëve, ku para trupit gjykues u përgjigj pyetjeve të avokatit të tij.

I pyetur nga avokati i tij, Ndrec Dodaj, se a e ka ditur ku ndodhet lokali “City Club” në Pejë, i pandehuri tha se nuk e ka ditur”. “Por, gjatë shqyrtimit gjyqësor e kam kuptuar. Po as tash s’e di saktë ku është”, u përgjigj Granit Elshani, raporton Kallxo.com.

Në pyetjen e avokatit se a ishte ditën kritike në Pejë, Granit Elshani u përgjigj se atë ditë ka qenë në shtëpinë e tij në fshatin Ozdrim, kurse pasdite kishte shkuar te halla e tij në fshatin Ramun.

Derisa po pyetej nga avokati i tij, Ndrec Dodaj, për kohën e arritjes në fshatin Ramun dhe përkujtimin e orës nga deklarata e dhënë në Polici në natën kritike, ka reaguar ashpër prokurori i EULEX-it, Andrew Hughes.

Ai tha se është e papranueshme që avokati Dodaj po ia përkujton përgjigjet klientit të tij.

“E papranueshme që avokati të lexon deklaratat. Avokatit nuk po i pëlqejnë përgjigjet nga i mbrojturi i tij, pastaj po i jep informata për përgjigjet e tij. Kërkoj të bëjë pyetje të hapura dhe mos të ia japë përgjigje”, tha Hughes.

Por sipas, avokatit Ndrec Dodaj, reagimet e prokurorit kanë për qellim destabilizimin e klientit të tij.

“Së pari kërkoj që prokurori mos ta ngrit zërin. Këtë e bën me qellim ta caktuar për ta destabilizuar të pandehurin, me qëllim mos ta japë mbrojtjen, se mbrojta e tij e shkatërron aktakuzën. Pastaj prokurori s’e di çka është statusi i të pandehurit dhe dëshmitarit gjatë gjykimit. Ligji ia mundëson në mënyra të ndryshme të përgjigjet, e çka edhe të heshtë. Nëse prokurori ndërhyn ne detyrohemi mos të deklarohemi dhe mbrojtjen ta japim në heshtje”, tha avokati Dodaj.

Dëshmia e Granit Elshanit për ditën kritike

Granit Elshani edhe njëherë deklaroi se arsyeja e ardhjes në Kosovë nga Zvicra në dhjetor të 2009-ës ishte për t’i nxjerrë disa dokumente të udhëtimit të Republikës së Serbisë.

Ai tha se në Kosovë kishte hyrë në mënyrë të rregullt me pasaportë me afat të skaduar.

Elshani gjatë mbrojtjes se tij tha se pasditen e  2 janarit të vitit 2010 kishte shkuar tek halla e tij në fshatin Ramun të Pejës.

“Në shtëpi e kam gjetur djalin e hallës, Tahir Hysenin, bashkëshorten e tij, Rukomen, djalin e Tahirit – Elbasanin, djalin e vogël – Sadamin, çikën e madhe, Ilirjanën dhe dy çikat e vogla. Edhe djali i motrës së Tahitir ka qenë, Erblini”, tha ai.

Tutje ai tha se atë natë nuk kishte dalë fare nga shtëpia, ndërsa tha se djali i hallës së tij, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kishin shkuar tek miqtë e tyre në fshatin Lutogllavë.

Elshani u pyet nga avokati i tij edhe për momentin kur gjatë asaj nate kishte ardhur Policia për të kryer bastisje.

I akuzuari gjatë mbrojtjes së tij dha se atë kohë kishte qenë në gjumë kur Policia kishte hyrë në shtëpinë e hallës së tij në fshatin Ramun.

Avokati i tij, Ndrec Dodaj, e pyeti  klientit të tij edhe për një armë që Policia e kishte gjetur nën jastëkun e tij.

“Po ka qenë një armë e vogël, e zezë, po s’ka qenë shumë e madhe. Sa e di unë ka qenë 7-she, prodhim jugosllav më duket, po s’jam i sigurt”, u përgjigj Elshani.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit e pyeti këtë të fundit rreth një arme, e cila gjatë këtij shqyrtimit gjyqësor si provë është prezantuar nga Prokuroria.

Granit Elshani u pyet se a ishte e arma e prezantuar në ketë gjykim ajo të cilën Policia kishte gjetur gjatë bastisjes nën jastëkun e tij.

Kurse Granit Elshani tha se arma e cila ishte prezantuar si provë nga Prokuroria nuk ishte e tij.

“Jo nuk ka qenë ajo armë, arma të cilën ma kanë marrë mua policia. Përafërsisht ka qenë sa gjysma e asaj arme që unë e kam parë në sallë”, tha i akuzuari.

Granit Elshani u pyet nga mbrojtësi i tij edhe për anëtarët e familjes Kelmendi.

Elshani tha se në vitin 2000 kishte qenë nxënës i Shkollës Ekonomike bashkë me Valdet Kelmendin, i njohur si “Lara”.

“Po e kam njohur (Valdet Kelmendin) sepse në vitin 2000 kemi qenë nxënës të shkollës ekonomike”, tha Elshani.

Edhe anëtarin tjetër të familjes Kelmendi, Xhevdetin, Granit Elshani  tha se e ka njohur, ndërsa babanë dhe axhallarët e tyre tha se i kishte parë vetëm në raste kur kishin  ardhur t’i marrin me vetura tek shkolla Valdetin e Xhevdetin.

Mbrojtja në heshtje e Granit Elshanit

Pas disa pyetjeve të parashtruara nga prokurori Andrew Hughes, mbrojtja dhe i akuzuari vendosën të mbrohen në heshtje.

Fillimisht prokurori i parashtroi pyetje Granit Elshanit rreth gjatësisë së tij, pasaportës me afat të skaduar dhe mënyrës se komunikimit me nënën e tij gjatë kohës sa po qëndronte në Zvicër.

Mirëpo mbrojtja ka reaguar në përsëritjen e pyetjeve nga ana e prokurorit.

Pas një konsultimi mes të akuzuarit Granit Elshani dhe avokatit të tij, Ndrec Dodaj, ky i fundit i tha trupit gjykues se kanë vendosur të mbrohen në heshtje.

Dodaj tha se nuk po i ikin përgjegjësisë penale eventuale, mirëpo, sipas tij, Prokuroria po e konsideron të akuzuarin si kurban të 20 vrasjeve të ndodhura në Pejë.

Seanca ku pritet të mbahet fjala përfundimtare nga palët u caktua për më 25 maj të këtij viti.

Sipas aktakuzës të ngritur ndaj Granit Elshanit për rastin e ndodhur natën e 2 janarit 2010 në diskotekën “City Club”, pretendohet se i akuzuari Granit Elshani kishte hyrë në këtë diskotekë dhe me dy revole të tipit “TT” kishte filluar të shtinte në drejtim të tani të ndjerit Besart Shabi dhe Valdet Kelmendi.

Siç përshkruhet në aktakuzë, natën kritike Granit Elshani shënjestër të vrasjes kishte anëtarin familjes Kelmendi, Valdetin, por fat të keq kishte Besart Shabi, i cili kishte qëlluar afër tij.

Prokuroria Speciale pretendon se në konfliktin në mes dy familjeve janë kryer 29 sulme të cilat kanë rezultuar me 23 të vrarë – 10 pjesëtarë të familjes Kelmendi, tre të familjes Elshani dhe dhjetë viktima të rastit. Në mesin e të vrarëve janë edhe dy fëmijë.

Në trend Lajme

Më shumë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici

Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici

Kronika e Zezë
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori