Gramoz Vokrri ka deponuar edhe zyrtarisht nënshkrimet e nevojshme për të shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Gara për kryetar të FFK-së pritet të jetë e hapur dhe me më shumë se një kandidat.
Pas zyrtarizimit të kandidaturës së kryetarit aktual, Agim Ademi, tani garës i është shtuar edhe një kandidat tjetër.
Bëhet fjalë për birin e legjendës së futbollit dhe njëherësh ish-kryetarit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri.
Gramozi deklaroi gjatë të martës mbrëma se ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të kandiduar dhe ashtu doli.
Sot (e mërkurë), Gramozi është parë në objektet e FFK-së duke deponuar nënshkrimet.
Kështu, djali i legjendës Fadil Vokrri pritet të jetë edhe zyrtarisht kundër-kandidat i Agim Ademit për kreun e FFK-së.
Sipas disa zërave, Gramozi ka mbledhur 16 nënshkrime nga 15 të nevojshmet për të shpallur kandidaturën.
Ndryshe, më 2 mars, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së shpalli zgjedhjet për kryetar, zgjedhe të cilat do të mbahen më 6 prill.
Të drejt vote për krytar të FFK-së kanë 59 delegatë që vijnë nga klubet e Superligës, Ligës së Parë, Lidhjeve Rajonale, Shoqata e Gjyqtarëve, trajnerëve, futsallit dhe futbollit të femrave. /Telegrafi/