LAJMI I FUNDIT:

Gramoz Berisha: Nga koha e masakrës e ëma nuk e ka përballuar më kthimin në Suharekë

Gramoz Berisha: Nga koha e masakrës e ëma nuk e ka përballuar më kthimin në Suharekë

Para  21 viteve në Suharekë paramilitarët serb kanë bërë një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë.

Në masakrën që u krye mbi 52 anëtarët e kësaj familjeje Gramoz Berisha bashkë më të ëmën dhe nusen e axhës arritën të mbijetojnë.

Rrëfimin rrëqethës të Gramozit për këtë ngjarje e kemi dëgjuar dhe lexuar dhjetëra herë.


Gramozi edhe kësaj radhe në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka treguar kujtime nga ai moment i tmerrshëm i jetës së tij.

Pas çlirimit të Kosovës popullata kishte filluar të kthehet në shtëpitë e tyre dhe të njëjtën gjë e bëri edhe Gramozi, por e ëma e tij nuk arriti të kthehej në shtëpinë ku iu vranë në mënyrë makabre anëtarët e familjes.

“Kthimi ishte shumë emocionues dhe i dhembshëm për ne. Nuk kemi ditur ku të drejtohemi për fatin e anëtarëve tjerë të familjes. Unë jam kthyer në Suharekë i kam parë vendet por nëna nuk ka mundur të kthehet. Që nga koha e masakrën momi asnjëherë nuk ka mundur të kthehet në Suharekë. Edhe pse kam tentuar disa herë ta dërgojë në shtëpi por ka qenë shumë e vështirë dhe ajo nuk ka munduar ta përballojë emocionalisht kthimin. Shtëpia dhe gjithçka ka qenë e djegur. Unë zakonisht shkojë në atë vend por sa herë shkojë më kthehen ato kujtime të trishta”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I mbijetuari i masakrës së Suharekës thotë se shumë vite pas luftës atij dhe së ëmës i kanë shkuar duke bërë identifikimin e rrobave e gjësendeve të ndryshme të familjarëve.

Në vitet 2001 dhe 2002 vetëm trupat e 25 anëtarëve të familjes Berisha nga Suhareka janë gjetur ndërsa 24 të tjerë edhe sot e kësaj dite nuk kanë një varr.

Gramozi thotë se asnjë informacion nga ajo kohë nuk ka marrë për trupat e familjarëve të tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori