Organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd u shpërfytyrua grafiti kushtuar kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

Grafitit, i cili ka qëndruar për një kohë të gjatë në rrugën Makedonska, rreth orës 13:00 i janë ngjitur afishe ku shkruhej "Ratko Mlladiq, kriminel lufte" dhe "Ratko Mlladiq i dënuar për gjenocid".


Një nga organizatorët është Natasha Kandiq nga FDH-ja, ndërsa në tubim janë paraqitur edhe Stasha Zajoviq, Aida Çoroviq, Antonela Riha dhe disa dhjetëra qytetarë, raporton reporteri N1.

1637844088 mladic  1

Në tubim nuk ka pasur asnjë incident gjersa policia ka kërkuar kartat e identitetit të të grumbulluarve.

Me fillimin e ngjitjes ka reaguar sigurimi i Qendrës Rinore dhe ka kërkuar të ndalet, por ata janë tërhequr me shpejtësi. Më pas ka dalë një djalë i ri, i cili ka bërtitur që të grumbulluarit të largohen, pasi siç tha ai, “janë munduar të bëjnë punën e tyre”.

Natasha Kanadiq tha se qeveria e qytetit ka kohë deri në orën 18:00 për të hequr grafitin dhe mbishkrimet si dhe shtoi se ajo do të kthehet në të njëjtin vend nëse kjo nuk bëhet. /Telegrafi/