Grafa etnike do të shkruhet në letërnjoftime, nga një korriku pasaporta me emrin e ri të Maqedonisë
Lëshimi i dokumenteve të reja të udhëtimit për qytetarët e vendit me emrin e ri kushtetues do të fillojë më 1 korrik, sipas Projektligjit për ndryshimin e ligjit për pasaportat e shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili kaloi sot në leximin e parë të seancës së Komisionit Parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve në mes Bashkësive.
Projektligji kaloi pa diskutim në seancë dhe u dha për procedim të mëtejshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç shpjegohet nga Komisioneri nga Ministria e Brendshme Vesna Dorevska, ndryshimet në Ligj harmonizohen me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe me Ligjin Kushtetues për Zbatimin e Ndryshimeve XXXIII në XXXVI të Kushtetutës së Republika e Maqedonisë.
Gjegjësisht, me miratimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, përveç detyrimeve të tjera që burojnë prej tij, u imponua nevoja për harmonizimin e formularëve për dokumentet personale të qytetarëve të lëshuar nga Ministria e Brendshme. Për dokumentet e udhëtimit si dokument personal i qytetarëve, harmonizimi kryhet në pjesën e mënyrës së shtypjes së formularëve për dokumentet e udhëtimit dhe mënyrën e shkrimit të të dhënave në to, në mënyrë që të harmonizohet në tërësi zgjidhja ekzistuese ligjore me zgjidhje ligjore e parashikuar në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, si në pjesën e zbatimit ligjor të gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike në vend, ashtu edhe në përcaktimin terminologjik të kategorive të ndryshme të qytetarëve nga bashkësitë etnike, në mënyrën e përcaktuar në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.
Parashikohet edhe harmonizimi i Ligjit me Amendamentin XXXIII të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për sa i përket afatit të fundit për zëvendësimin e pasaportave ekzistuese që përmbajnë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” me pasaporta me emrin e ri kushtetues të vendit, duke respektuar afatin e parashikuar në nenin 3 të Ligjit Kushtetues për zbatimin e ndryshimeve nga XXXIII në XXXVI të Kushtetutës, domethënë pesë vjet nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese.
“Formularët e dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve që flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase e folur nga të paktën 20 përqind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut shtypen sipas detyrës zyrtare dhe të dhënat shkruhen në gjuhën dhe alfabetin e përdorur nga qytetari. Formularët e pasaportave të qytetarëve që flasin gjuhë tjetër nga maqedonishtja, të folur nga më pak se 20 përqind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të tyre, shtypen në gjuhën dhe alfabetin e përdorur nga qytetari. Me kërkesën e tyre personale, të dhënat e futura në pasaportë shkruhen në gjuhën dhe shkrimin e përdorur nga qytetari. Po ashtu, me kërkesë të tyre personale, të dhënat për emrin personal që futen në pasaportë shkruhen në gjuhën dhe alfabetin e përdorur nga qytetari”, thuhet në Projektligj.
Projektligji përmban dispozitë kalimtare e cila përcakton që dokumentet e udhëtimit që përmbajnë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” të lëshuara deri në datën e zbatimit të këtij ligji, do të jenë të vlefshme deri në periudhën e vlefshmërisë të specifikuar në pasaportë, por jo më gjatë se 12 shkurt, 2024. Ndryshimi i propozuar ka për qëllim harmonizimin e ligjit me afatin e paraparë në nenin 3 të Ligjit Kushtetues për zbatimin e ndryshimeve nga XXXIII në XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, përkatësisht pesë vjet nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese. Ligji, sipas propozimit, duhet të hyjë në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe do të zbatohet nga 1 korrik 2021./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite