LAJMI I FUNDIT:

Grabovci – opozitës: Harrojini zgjedhjet e parakohshme

Grabovci – opozitës: Harrojini zgjedhjet e parakohshme

Dy partitë opozitare AKK dhe Nisma për Kosovën i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të jap dorëheqje dhe vend të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Madje drejtuesit e këtyre dy partive, kanë këmbëngul se do të ulën në një tavolinë me përfaqësuesit e pozitës vetëm nëse aty do të bisedohej për datën e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme.

Por kjo kërkesë e opozitës nuk pritet të gjej mirëkuptim tek partia me e madhe në pushtet PDK-ja.


Shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se tani për tani nuk ka arsye që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Ne jemi për të gjitha veprimet të cilat ofrojnë zgjidhje, por tani jemi të bindur se zgjedhjet nuk janë zgjidhje, në atë moment kur të konstatojmë dhe të bindemi se zgjedhje janë zgjidhje, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë tutje”, ka thënë Grabovci për ORAinfo.

Ai i ka bërë thirrje AAK-së dhe Nismës që ta përgatisin një ofertë për qytetarët e vendit dhe të kthehen në Kuvend për t’i mbrojtur interesat e votuesve të tyre.

“Uroj sa me parë që AAK dhe Nisma ta përgatisin një ofertë për qytetarët e Kosovës dhe të kthehen në parlament për çfarë kanë marrë edhe votën e qytetarëve për t’i përfaqësuar dhe për t’i mbrojtur interesat e tyre”, ka thënë Grabovci, duke këshilluar partitë opozitare që në vend se të kërkojnë zgjedhje parlamentare të përgatiten për zgjedhje lokale të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Grabovci ka ftuar partinë e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt që të kthehen në Kuvend dhe t’i marrin përgjegjësit e tyre, duke dhënë kontributin e tyre për shtyrjen e proceseve përpara drejt BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori