Edhe pse për partitë opozitare, e vetmja zgjidhje për tejkalimin e krizës mbetet shpallja e zgjedhjeve, për partitë në pozitë, një kërkesë e tillë është e panevojshme.
Opozita së fundi ka deklaruar se moscaktimi i datës së zgjedhjeve, vetëm sa do ta thellojë krizën në vend.
Në një konferencë të përbashkët gjatë kësaj jave, dy liderët opozitarë, Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (NISMA), thanë se zgjidhja e ngërçit politik të krijuar tash e sa kohë mes pozitës dhe opozitës, është vetëm shkuarja në zgjedhje dhe atë caktimi i datës sa më parë që të jetë e mundur.
“Të ndërpritet kjo gjendje duke vendosur së bashku për zgjedhjet në vend. E zgjedhjet do të ishin dalja nga kjo gjendje dhe të mundësojnë një fillim të ri për Kosovën dhe temat që janë me rëndësi për vendin”, tha Haradinaj.
Mendim të njëjtë pati edhe kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj.
Ai tha se në emër të Kosovës janë bërë gabime trashanike.
“Ne emër të Kosovës janë bërë gabime trashanike. Ne jemi sot këtu së bashku t’i ndihmojmë ata, ta ndihmojmë veten për t’i korrigjuar ato. Korrigjimi është duke shkuar në zgjedhje të parakohshme”, tha Limaj.
Por, partia më e madhe në vend nuk mendon se kjo mund të jetë zgjidhja e duhur. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha për KosovaPress se nuk mund të ketë zgjedhje sa herë i ‘teket’ dikujt.
Ndërsa, thekson se partia pjesë e së cilës është ai, do të vazhdojë në përmbushjen e obligimeve dhe përgjegjësive që ka.
“Ne do të vazhdojmë me përmbushjen e obligimeve dhe përgjegjësive tona. Nuk mund të ketë zgjedhje, kur ka dikush dëshirë. Por, zgjedhjet do të mbahen në përputhje me ligjin zgjedhor, në përputhje me Kushtetutën dhe interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk është interes i qytetarëve të vendit. Nuk është interes i shtetit të Kosovës, i institucioneve të vendit, që të kemi zgjedhje çdo vit, aq më tepër një grupi të caktuar të njerëzve, i teket për të pasur zgjedhje. Është shumë e qartë që opozita që ditën e parë pas përfundimit të një procesi zgjedhor, kërkon që të futet në procesin tjetër zgjedhor. Për mua është shumë normale që të ketë të pakënaqur gjithnjë, sepse nuk mund të jenë të gjithë fitues. Nuk mund të jenë të gjitha partitë, parti e parë, por do të del vetëm një parti e parë. Në këtë vend për momentin parti e parë është PDK. Do të vazhdojmë në përmbushjen e obligimeve me angazhimin ton]ë për një jetë më të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Grabovci mendon se për të pasur zgjedhje të jashtëzakonshme duhet të ketë arsye të forta. Ai thotë se zgjidhja e problemeve është vetëm në Kuvend, aty ku duhet të jetë pjesëmarrëse dhe opozita.
“Për të pasur zgjedhje të jashtëzakonshme, duhet të krijohen situatat të tilla që diktojnë për të ndërmarrë një hap të tillë. PDK beson se për momentin nuk ka ndonjë arsye për shpalljen e zgjedhjeve dhe në rastin konkret jemi të interesuar që të ofrojmë zgjidhje dhe zgjedhjet nuk i shohim pra si zgjidhje të problemit. Por ne zgjidhjen e problemit ne e shohim duke marrë pjesë rikthimin e opozitës në parlamentin e Kosovës, në institucionet e vendit. Marrjen e përgjegjësive që u takojnë dhe të ngritin zërin të thonë fjalën e tyre, mendimin e tyre, ofertën e tyre ta ofrojnë përmes parlamentit të Kosovës”, tha Grabovci.
Ndërsa e quan veprim pozitiv vendimin e Vetëvendosjes për rikthim në Kuvend, aty ku thotë se duhet të bëhet zgjidhja e problemeve.
“Ne e përshëndesim një veprim të tillë. E shohim si veprim pozitiv. Ne nuk e kemi parë të arsyeshme edhe bojkotimin e parlamentit. Por nëpërmes të pjesëmarrjes në institucione ne e kemi parë rrugën ku mund të zgjidhen problemet dhe thjeshtë të japim kontributin tonë për një shtet dhe me të fuqishëm dhe për hapjen e rrugës së perspektivës evropiane.
Ndërsa i komenton dhe deklaratat e VV-së, për përdorim të gazit dhe mjeteve tjera, në kundërshtim të ratifikimit të demarkacionit dhe marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën. Grabovci thotë se ata janë kundër dhunës dhe se askush nuk ka të drejtë t’i cenojë institucionet e vendit. Ndërsa i bën thirrje të gjitha partive, që të fokusohen në dialog.
“Kemi qenë jemi dhe mbetemi kundër përdorimit të mjeteve të dhunës dhe të mjeteve tjera jo demokratike. Prandaj i bëjmë thirrje dhe partive të tjera, që të fokusohen në dialog. Në angazhimin e tyre për të përgatitur dhe ofruar ofertë për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për ta thënë fjalën e tyre aty ku duhet, për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve të vendit, përmes institucioneve të vendit të cilat janë tonat. Dhe nuk janë të askujt dhe nuk ka të drejtë askush që t’i cenojë”, tha ai.
Sipas Grabovcit, duke i cenuar institucionet e vendit dëmtohet edhe vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ai tha se nuk ka të drejtë askush të veprojë kundër vullnetit të qytetarëve të republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Cakolli: Kostot e larta nuk kanë parandaluar manipulimet në zgjedhje

Aksident tragjik në rrugën Manastir – Prilep, humb jetën një banor i Shkupit dhe një shtetas i huaj

Festivali i Matematikës po organizohet për herë të tretë në Kosovë, thirrja vazhdon të jetë e hapur

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa