LAJMI I FUNDIT:

Grabitje në një pompë derivatesh në Gjilan

Grabitje në një pompë derivatesh në Gjilan
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, punëtorë të një pike karburanti kanë raportuar në Polici se një person i dyshuar, i cili ishte me maskë në kokë dhe nën kërcënimin e thikës u ka grabitur para.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Gjilan, të premten në ora 21:20.


“Viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, punëtorë në një pikë karburanti, kanë raportuar se një person i dyshuar me maskë në kokë dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë, thikë ka grabitur rreth 700-800€ nga punëtori i pompës së derivateve, ndërsa nga punëtorja ka grabitur rreth 100-150 € dhe kishte ikur”, thuhet në raport.

Një raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/