Grabitje me forcë në Prizren, viktima një shtetase e huaj

Një grabitje e armatosur është raportuar pasditen e së dielës në qytetin e Prizrenit, ku viktimë ka mbetur një shtetase e huaj.
Sipas të dhënave të Policisë, rreth orës 15:20 dy persona të panjohur kanë hyrë në banesën e ankueses dhe duke përdorur forcë fizike i kanë grabitur rreth 2,000 euro para të gatshme si dhe dy telefona celularë.
Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa prokurori i rastit është njoftuar dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































