I penduari i grupit të grabitësve Admir Çerpja ka qenë i pakënaqur nga shuma e parave që ka përfituar nga grabitja e parave të bankës më 9 shkurt. Kjo gjë me sa duket ka sjellë edhe “dorëzimin” e tij tek autoritetet duke rrëfyer me detaje gjithë strukturën dhe funksionimin e grupit të grabitësve.
Burime për “News24” pohuan se Çerpja mbahet i veçuar nga të tjerët, nën masa të rrepta sigurie. Ai ka marrë statusin e “të penduarit” sepse Prokuroria ka vlerësuar se ka më shumë informacion se të tjerët se njihte të dyja grupet. Sipas dëshmisë së tij për grupin hetimor, Çerpjas i kanë dhënë 70 mijë euro (në valutë të ndryshme) por kjo gjë nuk i ka pëlqyer duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij.
Çerpja ka treguar se Dash Kupa dhe Admir Murataj i kanë dërguar paratë e shpërblimit për informacionin e dhënë që çoi në grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në banesën e Neim Avdulajt. Më pas Avdulaj i kishte shpërndarë paratë e shpërblimit, për të cilat Çerpja kishte shprehur pakënaqësi.
“Ata më dhanë rreth 70 mijë euro në total, në valutë paund, euro dhe dollarë. Unë doja më shumë, por Dash Kupa nuk pranoi të më jepte, pasi mori edhe ai këstin e tij nga paratë e shpërblimit për dhënien e informacionit”, ka rrëfyer Çerpja para hetuesve.
Më pas Avdulaj, në shtëpinë e të cilit në Yzberisht u shpërndanë paratë ka porositur Çerpjan se si t’i fshihte paratë.
“Neimi më porositi që paratë t’i fshihja në një tenxhere me presion dhe t’i groposja dhe unë ashtu bëra”, ka treguar Çerpja.
Admir (Jetmir, Xhuliano) Çerpja, për policinë dhe prokurorinë është organizatori dhe personi përgjegjës për kontaktet mes dy grupeve të grabitësve.
Nga njëra anë ishte grupi i informatorëve, Ditjon Memlika, Fatjon Xhyliu dhe Neim Avdulaj, dhe në anën tjetër Admir Murataj, Klement Çala (ne kërkim), Ernest dhe Dash Kupa dhe dy nipat e Admir Muratajt dhe lidhjen mes dy palëve e bënte Admir Çerpja. Statusi që gëzonte Çerpja ka bërë që ai të jetë personi brenda grupit që kishte më shumë informacion duke shndërruar kështu në të penduarin e grabitësve, megjithëse këtë status nuk e ka marrë ende zyrtarisht.
Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj njiheshin për shkak të punës si ushtarakë, si ish- komando. Ndërsa Fatjon Xhyliu ka xhaxhain ish-ushtar profesionist, përmes të cilit është njohur me Memlikën dhe Avdulaj. Admir Çerpja ka vëllain në ushtri dhe me anë të tij është njohur me tre personat e sipërpërmendur. Kurse me kokën e grupit, Admir Muratajn, Çerpja ka lidhje farefisnore.
Mësohet se Admir Çerpja ka kontaktuar fillimisht një grup nga Laçi për ta “punësuar” për grabitjen. Por grupi nuk ka pranuar për shkak të problemeve të mëparshme që kishin me policinë, pasi ishte i përfshirë në një grabitje tjetër. Më pas ka hyrë Dash Kupa në lojë, i cili është kontaktuar nga Çerpja dhe pasi kanë rënë dakord me Muratajn kanë nisur përgatitjet dhe plani për realizimin e grabitjeve. Ndërkaq Dash Kupa, Klement Çala dhe Admir Çerpja janë njohur në burgjet greke.
Ditën e grabitjes më 9 shkurt, Çerpja ka patur detyrën të vëzhgonte kalimin e mjeteve të transportit të parave, nga Dogana në Tiranë dhe më pas të njoftonte Avdulajn, e ky i fundit ka lajmëruar Dash Kupën se makinat me para po afroheshin.
Takimet mes Avdulajt dhe Dash Kupës si dhe kokës së grupit Admir Murataj, bëheshin në zonën e ish-fushës së aviacionit dhe Yzberisht në banesën e Avdulajt.
Përveç 6 grabitësve të arrestuar në burg janë edhe 6 punonjës sigurie. Tre nga policët e kompanisë së sigurimit janë lënë nën masën e arrest me burg nga Gjykata, ndërsa për tre të tjerët ende nuk është dhënë masa.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Arrijnë votat e para nga diaspora
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?