Një i dyshuar nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë para të gatshme dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:30, në Prishtinë.


Tutje thuhet se punëtorja e lokalit për shkak të shqetësimit ka pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se në një lokal një person i dyshuar dhe nën  kërcënimin e armës ka arritur të marrë para të gatshme dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur. Viktima femër kosovare, punëtorja e lokalit, për shkak të shqetësimit, ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raport. /Telegrafi/