Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka arrestuar mbrëmë edhe një person tjetër të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës.

“Pas vazhdimit të hetimeve intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, në orët e vona të datës 07.03.2022, kanë arritur ta arrestojnë edhe të dyshuarin e pestë (5) për veprën penale “ Grabitje”. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj të dyshuarit (i mitur) është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh”, thuhet në njoftim.

lexo po astu

Ndryshe gjatë ditës së djeshme policia kishte arrestuar edhe katër persona të tjerë për të njëjtën vepër penale.

Të gjithë personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer grabitje më 1 mars të këtij viti në një lokal në Pejë.

“Më datë 01.03.2022, rreth orës 22:20, Policia është njoftuar se në rrugën “ Beteja e loxhës” në Pejë, një grup i personave të maskuar kanë hyrë ne zyrën e lokalit dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), i kanë grabitur viktimës rreth tremijë (3000) euro, të dyshuarit kanë dal duke u bashkuar edhe me dy persona të tjerë të gjithë të maskuar, dhe kanë ikur ne drejtim të panjohur”, kishte njoftuar policia. /Telegrafi/