LAJMI I FUNDIT:

I grabiti veturën, aktakuzë ndaj të dyshuarit nga Gjilani

I grabiti veturën, aktakuzë ndaj të dyshuarit nga Gjilani

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit H.K., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 11 shkurt 2019, për shkak që i njëjti përmes kërcënimit i ka grabitur veturën të dëmtuarit SH.A.

“Sipas aktakuzës, më 11 shkurt 2019, në Gjilan, i pandehuri H.K., me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar personin tjetër, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme në mënyrë të kundërligjshme, me dashje dhe përgatitje paraprake, përmes kërcënimit dhe dhunës fizike, ka grabitur automjetin e të dëmtuarit SH.A. dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në këtë mënyrë, i pandehuri ka kryer veprat penale, ‘’Grabitje’’ nga neni 329 paragrafi 1 dhe ‘’Kanosje’’ nga neni 185 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.


Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka propozuar që i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale, të cilat i vihen në barrë dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Kalo në kategori