Dje në mbrëmje, dy të maskuar dhe të armatosur kanë kryer një vjdedhje në një kazino të STrugës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për vjedhjen e kazinos 'Astra Klub' në Strugë. Nga të punësuarit janë vjedhur 520 mijë denarë ose 8440 euro dhe kanë ikur nga vendi i vjedhjes.


Janë marrë masa për gjetjen e grabitësve dhe për qartësimin e rastit. /Telegrafi/