Arrestimi i dy recidivistëve të rrezikshëm, me dhjetëra raste penale, për grabitjen e armatosur të së hënës në Prizren, ku si pasojë u plagosen babë e bir, pronar të argjendarisë ku u provua të kryhet vjedhja, ka kthyer edhe një herë vëmendjen se si në Kosovë shkaku “i çalimeve” në sistemin e sigurisë dhe drejtësisë, herë pas herë, lihen të lirë persona të rrezikshëm, e me të kaluar të përsëritur kriminale.
M.R, i dyshuar për një grabitje të armatosur në Gjakovë dhe që në polici ka të regjistruara hiç më pak se rreth 60 raste të tjera të ngjashme, por që vazhdon të lëvizë i lirë.
Madje, sikur të mos mjaftonte, M. R. ia panë sherrin edhe një grup policësh, përfshirë ish-komandantin e stacionit policor, që ‘guxuan’ ta arrestonin atë në vitin 2018 në Gjakovë, pas një shkëmbimi me armë zjarri që patën, pasi policia ishte vënë në ndjekje të tij derisa u zu në flagrancë duke kryer grabitjen në një shitore cigaresh, shkruan Reporteri.
M. R, nga Prishtina, bashkë me katër grabitës të tjerë dyshohet se me 14 nëntor 2018 tentuan ta grabisin një ‘tobacco shop’ në Gjakovë. Përpjekja e tyre për të grabitur lokalin ishte ndërprerë në gjysmë nga një patrullë e policisë e cila kishte arritur në vendin e ngjarjes.
Grabitësit ishin larguar nga aty me shpejtësi, me veturën e tyre, por kur policia iu ishte vënë atyre pas, vetura e katër të dyshuarve ishte aksidentuar në rrugë tek parku i qytetit.
Tre prej tyre kishin arritur të largoheshin, e vetëm M. R. ishte kapur nga patrulla policore.
Por dosja penale e M. R. në polici nuk del ta ketë të regjistruar vetëm këtë rast. Ai dyshohet dhe u arrestua për ta paktën rreth 60 raste tjera penale, shumica prej tyre si i dyshuar për grabitje e vjedhje.
Megjithatë, ai sot është i lirë dhe askush nuk është në ndjekje të tij.
Paradoksi i të gjithë historisë së tij është se në vend se të dënohet grabitësi, që kur u kap nga Policia e Gjakovës doli të jetë i armatosur dhe shkëmbeu plumba me policët, përkundrazi M. R. arriti të çojë në dënimin dhe suspendim të përkohshëm nga puna të atyre që e prangosën.
Katër policë të stacionit policor të Gjakovës, bashkë me ish-komandantin e policisë në këtë komunë, Kristë Gjokaj, në korrik të këtij viti u dënuan me burgim e që me pajtimin e tyre u zëvendësua me gjoba me para, për rastin e arrestimit të grabitësit të armatosur.
Kjo pasi sipas Prokurorisë, e që u vërtetua në Gjykatë, se pesë policët gjakovarë, përshirë ish-komandantin e tyre në Gjakovë, kryen “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizime publike”, ndaj M. R. në natën e 15 nëntorit 2018 kur e arrestuan në flagrancë dhe pas një shkëmbimi zjarresh me armë me të.
Madje, për ish-komandantin pati edhe pasoja tjera në punë. Pasi humbi pozitën e komandantit të stacionit dhe për një kohë të gjatë qëndroi edhe i suspenduar nga puna si polic.
Gjithçka kishte nisur në tetor të vitit 2019, kur pamjet e keqtrajtimit të M. R. në stacionin policor në Gjakovë, pasi ishte kapur nga policia në një shkëmbim zjarri me ta, pas grabitjes së armatosur, ishin publikuar në një media në Kosovë.
Raportimi në fjalë fshehte shumë fakte. Aty Raifi paraqitej si një qytetar i thjeshtë që gjoja ishte arrestuar nga Policia “teksa po priste një shoqe në parkun e qytetit të Gjakovës”, e pastaj ishte keqtrajtuar në stacionin policor të qytetit.
Bashkë me ish-komandantin Gjokaj, për kapjen në flagrancë në Gjakovë të grabitësit të armatosur nga Prishtina, pasoja ligjore e në punë patën edhe katër policët tjerë të këtij stacioni: kapiteni B. P., rreshteri G.B. si dhe policët A.I., M.U. dhe Sh.L..
E prishtinasi i rrezikshëm, i njohur si i dyshuar për vjedhje e grabitje, në rreth 60 rastet penale të regjistrua në Polici, vendet ku u regjistruan precedentët e tij penal i ka pothuajse në gjithë rajonin e Dukagjinit.
Reporteri.net ka provuar të marrë informacione në lidhje me M. R. në Policinë e Kosovës, por ata kanë refuzuar të japin duke u bazuar sipas tyre në “ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale”.
“Bazuar në ligjin mbi mbrojtjen e te dhënave personale, nuk mund të jepen informacione dhe e kaluara për persona fizik, përveç nëse organet e drejtësisë vlerësojnë/kërkojnë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Gazeta para disa javësh kishte kërkuar informacione rreth M. R. edhe në Gjykatë e Prokurori të Shtetit, por nuk ka marrë asnjë herë përgjigje në pyetjet dhe kërkesat e gazetës për informacione rreth tij.
Megjithatë, sikur M. R., deri dje në liri kanë qëndruar edhe dy grabitës tjerë të rrezikshëm, të njohur për të bëmat e tyre, prej vitesh në gjithë Kosovës.
L. L. she I. Q. dje u arrestuan bashkë me një person të tretë si të dyshuar për grabitjen e armatosur të së hënës në një argjendari në Prizren, ku për pasojë pati dy të plagosur, babë e bir pronar të biznesit.
Ata ishin emra të njohur edhe për policinë. Ata në të kaluarën ishin kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur disa nga filialet e bankave më të mëdha në vend. Megjithatë, endeshin të lirë.
Madje L. L. ishte liruar këtë vit nga paraburgimi me vendim të Gjykatës, ndonëse për kapjen e tij, policia para tre vitesh jepte shpërblim me para.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Toshkovski: Emigracioni është sfidë evropiane që kërkon përgjigje evropiane
Apeli ia vërteton dënimin me 17 vjet burgim të akuzuarit për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj
Dëshmitari deklaron se i akuzuari për krime lufte e kishte torturuar në mënyrën më çnjerëzore në Burgun e Prishtinës
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
"Ne nuk do të ndalemi!", reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj
Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës
Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para