LAJMI I FUNDIT:

Grabiten 10 milionë lekë në mes të Tiranës

Grabiten 10 milionë lekë në mes të Tiranës

Një grabitje ka ndodhur mesditën e djeshme në Tiranë, por ngjarja është raportuar sot nga Policia. Sipas saj, të hënën në mesditë rreth orës 12:30 tek ish-restorant Durrësi, rruga “Memo Meto” tre persona i kanë dalë përpara makinës ku udhëtonte ekonomistja e një firme private dhe i kanë grabitur 10 milionë lekë (të vjetra). Autorët ende nuk janë identifikuar.

Njoftimi i plotë i policisë së Tiranës

Më datë 29.05.2017, rreth orës 12:30, në rrugën “Memo Meto”, tek ish “Restorant Durrësi”, tre persona të paidentifikuar, i kanë dalë para automjetit tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin T. M., i 31 vjeç, dhe shtetases A. P., 33 vjeçe, ekonomiste ne një firmë private, i kanë marrë me dhunë shumën monetare prej 1.000.000 Lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal. /Opinion.al /Telegrafi/