LAJMI I FUNDIT:

Gostivar, zbulohen 3249 automjete pa regjistrim

Gostivar, zbulohen 3249 automjete pa regjistrim

Neglizhenca nga ana e shoferëve apo kriza ekonomike, ka ndikuar që një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në komunikacion të shmangin regjistrimin e automjeteve të tyre, shkruan gazeta Koha. Anomali në komunikacion paraqitet edhe rritja e vazhdueshme e numrit të shoferëve që ndodhen pas timonit pa patentë shoferi. Sipas statistikave të policisë, trefishë është rritur numri i vozitësve pa leje dhe automjeteve të paregjistruara në rajonin e Pollogut. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, vënë në dukje që edhe përskaj kontrolleve të shpeshta policore dhe gjobave të larta, vozitësit e Pollogut vështirë ndërgjegjësohen.

“Vitin e kaluar në Pollog janë gjetur 3.249 automjete të paregjistruara, kurse në vitin 2015-të ka pasur 1.001 vetura të paregjistruara që ka zbuluar policia. Sa u takon personave pa leje për vozitje, vitin e kaluar janë hasur 2.726 vozitë të tillë, ndërsa në vitin 2015-të, 865 persona”, thotë për Koha, zëdhënësi Marjan Josifoski.

Drejtimi i automjeteve me regjistrim të skaduar apo pa leje për vozitje janë dukuri të cilat janë ende të pranishme në rajonin e Pollogut, edhe të Tetovës edhe pse aksionet kontrolluese policore zhvillohen gati se çdo ditë. Vetëm gjatë kontrollit të realizuar së fundmi në këtë rajon, policia ka zbuluar 12 automjete pa regjistrim, 9 vozitës pa leje për vozitje dhe 4 vozitës fillestarë.


Këto numra janë alarm thonë uniformat blu, sepse siç pohohet, ky fenomen shënon rritje dita-ditës në Pollog. Gjoba për drejtimin e automjetit pa leje për vozitje është 300 euro, kurse për automjetet e paregjistruara prej 100 deri 500 euro. Veç kësaj gjobë prej 400 eurove parashihet komunikacionin rrugorë.

Nga policia apelojnë qytetarët, sidomos të rinjtë, fillimisht të pajisen me leje për vozitje e pastaj të ulen pas timonit, dhe gjithashtu në kohë të regjistrojnë automjetet e tyre. Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë kujton edhe gjobat e larta për këto parregullsi që i presin vozitësit.

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori