Kur flasim për produkte kualitative të teknikës së bardhë, elektronikës, mobiljeve e shumëçka tjetër, vendi i parë që na vjen në mendje është Gorenje Department Store.

Gorenje DS ka nisur vitin 2021 me një qëllim të vetëm: të afrohet tek konsumatorët e saj në shumicën e qyteteve të Kosovës që duan të blejnë produkte kualitative me çmime të volitshme, e madje edhe me Garancion!


E në vazhdën e synimit të kompanisë për t’u zgjeruar me 9 pika të reja vetëm përgjatë vitit 2021, sot Gorenje Department Store ka finalizuar këtë qëllim duke e hapur pikën e re në Xërxë të Rahovecit. Tani në total Gorenje Department Store është prezent me 20 pika në 20 qytete të Kosovës.

Screenshot 1 199

Gorenje DS në Xërxë gjendet skaj rrugës kryesore me një pozicion strategjik, parking të mjaftueshëm dhe ofron ambient modern me trendet e fundit evropiane ku mund të gjeni një shumëllojshmëri produktesh, duke filluar prej teknikës së bardhë, TV, mobiljeve, produkteve shtëpiake, produkteve për kuzhinë dhe aksesorët e ndryshëm.

Me këtë, Gorenje Department Store ka ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në rritjen e ekonomisë së qytetit duke punësuar banorët e zonës.

Se si duket ky dyqan në Xërxë, ju ftojmë ta shikoni videon e mëposhtme të realizuar nga Telegrafi: