LAJMI I FUNDIT:

Gorani: Nesër nënshkruaj për ngritjen e Komisionit Hetimor për demarkacionin

Gorani: Nesër nënshkruaj për ngritjen e Komisionit Hetimor për demarkacionin

Iniciativës së Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për të mbledhur nënshkrimet për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili do të hetonte Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, nuk i janë përgjigjur të gjithë deputetët e kësaj lëvizje.

Mediat kanë raportuar se, ndonëse kanë kaluar 10 ditë, deri më tani janë vënë vetëm 28 nënshkrime nga 32 deputetë sa numëron kjo parti. Ata të cilët nuk e kanë vënë këtë nënshkrim janë deputetët: Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani dhe Faton Topalli, derisa të pamundur për ta dhënë nënshkrimin e ka pasur deputeti i kësaj partie, Frashër Krasniqi që deri sot ka qenë në paraburgim.

Njëri nga këta që deri më tani nuk e kanë dhënë firmën e tyre për formimin e këtij Komisioni, Dukagjin Gorani, ka thënë për Telegrafin se beson se nesër do të bëhet pjesë e kolegëve që e kanë kërkuar hetimin e marrëveshjes. “E nënshkruaj nesër, besoj”, ka thënë ai.


Ndryshe, më 16 shkurt, në ditën kur Hashim Thaçi njoftoi opinionin për një deklaratë të përbashkët me presidentin malazez, Filip Vujanoviq ku thuhet se palët merren vesh për të korrigjuar gabimet e mundshme, Lëvizja Vetëvendosje kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e një komisioni hetimor parlamentar që do të hetonte Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori