Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk ka rezultate nga takimi i përfaqësuesve serbë të veriut.


Sipas tij, gjatë takimit të sotëm në Rashkë me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq - takim ky që ka zgjatur disa orë - nuk është arritur asnjë vendim, përfshirë atë për murin.

Rakiq tha se takimi do të vazhdojë nesër dhe se shpreson të arrihet një marrëveshje “e arsyeshme rreth murit”. /Telegrafi/