LAJMI I FUNDIT:

Goran Grujovski do të gjykohet në mungesë për rastin “Fortesa 2”

Goran Grujovski do të gjykohet në mungesë për rastin “Fortesa 2”

Ish shefi i Drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujovski i cili është në arrati do të gjykohet në mungesë për rastin “Fortesa 2”, ku është i akuzuar i parë bashkë me gjashtë të punësuar në DSK për asgjësimin e pajisjes dhe dokumenteve lidhur me përgjimet joligjore.

Gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq, në fillim të seancës së sotme e ka pranuar propozimin e prokurorit publik dhe ka sjell vendim që i akuzuari Goran Grujovski të gjykohet në mungesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurori i PSP-së Trajçe Pelivanov, ka hedhur poshtë para saj tezat të mbrojtjes se për shkak të heqjes së ndalesës së ekstradimit në Republikën e Greqisë, të arratisurit Goran Grujovski nuk do të mund të gjykohet në vendin tonë.


Ndërkohë, mbrojtësi, avokati Petar Vasilev ka theksuar se kërkesa për ekstradim të Goran Grujovskit është refuzuar nga ana e Gjykatës së Lartë në Greqi.

Ai madje ka cituar nenin 77 të Ligjit për Ndihmë juridike ndërkombëtare në materien penale.

Në lëndën “Fortesa 2” i akuzuar i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, si edhe gjashtë të punësuar në DSK. Seanca e kaluar u anulua për shkak të aktgjykimit të padorëzuar të Gjykatës Supreme nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut.

Të akuzuarit në rastin “Fortesa 2” dyshohen për falsifikimin e dokumentit zyrtar dhe për asgjësimin e dokumentit zyrtar lidhur me përgjimin e paligjshëm. Dokumenti lidhet me dy sistemet e përgjimit ilegal, të cilat sipas PPS-së janë asgjësuar gjatë vitit 2014.

Seancë e parë për lëndën është mbajtur më 28 nëntor 2016, ndërsa Gjykata Penale në nëntor 2017 e ka publikuar aktvendimin, por në maj të këtij viti Gjykata e Apelit e ka hequr aktvendimin dhe e ka kthyer në gjykim të sërishëm pasi nuk janë përmbushur kushtet ligjore për gjykim në mungesë të Goran Grujevskit.

Seanca e radhës është caktuar më 15 prill dhe do të duhet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori