LAJMI I FUNDIT:

Google zhvillon sistemin e padukshëm të verifikimit të sigurisë në internet

Google zhvillon sistemin e padukshëm të verifikimit të sigurisë në internet

Kompania Google është duke zhvilluar sistemin e ri të verifikimeve të sigurisë në ueb-faqe, ndërsa mënyra e deritanishme e verifikimit “Im not a robot” mund të shkojë në harresë.

Mënyra aktuale e verifikimit të sigurisë ka konfirmimin e llojit të vet se përdoruesi nuk është robot, por qenie njerëzore. Verifikimet e sigurisë po ashtu sot kërkojnë shenjën e etiketimit të përbërë nga disa shkronja dhe numra të caktuar.

Sistemi i ri të cilin Google është duke e zhvilluar, do të përcjellë se si personi komunikon me faqet e internetit, për të dëshmuar se nuk është robot, ashtu që enigmat më nuk do të jenë të nevojshme për shumicën e njerëzve, transmeton KosovaPress.


Verifikimet janë shpesh të mirëseardhura në ueb faqe kur bëhet fjalë për shitjet e buletave për ngjarje të caktuara, për të ndaluar robotët automatik, të cilët do të blinin buletat më të mira.