Që nga fillimi i saj në vitin 2006, Google Translate ka thyer barrierat gjuhësore, duke i ndihmuar njerëzit të lidhen dhe të kuptojnë më mirë botën.
Me përparimet teknologjike, Google ka zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme aftësitë e saj gjuhësore.
Tani, ndërsa AI është në qendër të vëmendjes, kompania po e përdor atë për të diversifikuar edhe më tej gjuhët e disponueshme në aplikacion.
Siç raportohet, gjiganti i teknologjisë po prezanton 110 gjuhë të reja në Google Translate, duke shënuar zgjerimin më të madh deri më sot, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.
Kjo arritje është bërë e mundur nga modeli i gjuhës PaLM 2, të cilin Google e vlerëson si thelbësore për të mundësuar që Translate të mësojë në mënyrë efektive.
Kjo përfshin gjuhë të tilla si Awadhi dhe Marwadi, të lidhura ngushtë me Hindin, si dhe kreolet franceze si Seychellois dhe Mauritiane.
Bëhet e ditur se gjuhët më të fundit të shtuara në Google Translate tani u shërbejnë mbi 614 milionë individëve në mbarë botën.
Këto përfshijnë gjuhët kryesore me miliona folës, gjuhë të përdorura nga grupe të vogla indigjene dhe disa me pak folës, por përpjekje të vazhdueshme për t’i ruajtur dhe promovuar ato.
Afërsisht 25 për qind e gjuhëve të reja e kanë origjinën nga Afrika, duke shënuar zgjerimin më të gjerë të gjuhëve afrikane deri më sot.
Kjo përfshin Fon, Kikongo, Luo, Ga, Swati, Venda dhe Wolof.
Këto janë disa nga gjuhët e shtuara së fundi në Google Translate: cantonese, afar, manx, NKo, punjabi, tamazight, tok pisin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FBI paralajmëron: Mos përdorni këto faqe - po vjedhin të dhënat

iPad ndihmon në zgjidhjen e krimit pas pesë viteve

Rrëfimi i njeriut me një çip të implantuar në trurin e tij - i cili mund t'i përkthejë mendimet në komanda kompjuterike

Teknologji që kishte munguar - iPhone 17 po vjen me një ndryshim në ekran që nuk e ka asnjë telefon tjetër bazë

Kjo është video-loja e re më e kërkuar!

"Zogu" është shitur për gati 35 mijë dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?