Google sapo shpërndau disa nga veçoritë e reja që do të vijnë në Android këtë muaj. Këto janë përditësime që variojnë nga Gboard dhe “emojit”, deri tek një veçori e re e qasjes. Google Meet, Wear OS dhe Nearby Share po marrin gjithashtu përditësime të reja.
Gboard po merr një veçori të re “emojify” që ju lejon që në mënyrë të shpejtë të shtoni emoji në një mesazh pasi ta shkruani atë. Këtë veçori ju mund ta provoni tani në programin beta të Gboard.
Emoji Kitchen ju lejon juve që t’i shkrini bashkë emojit në mënyrë që krijoni emoji të reja, dhe Android ka shtuar një sërë “përzierje” të reja të tyre, duke përfshirë edhe emojit me tematikë të vjeshtës, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.
Google Meet morri një veçori të re të shpërndarjes së drejtpërdrejtë e cila iu mundëson juve që të shikoni dhe të luani lojëra së bashku në telefonatat me video. Tani ju mund që t’i vendosni në krye disa pjesëmarrës specifik që ju i zgjidhni gjatë një thirrje me Google Meet. Këto veçori veçse po shpërndahen tani.
Nearby Share në anën tjetër do të merr një opsion zgjedhjeje “në javët e ardhshme”. Kjo do t’i lejojë përdoruesit që të dërgojnë përmbajtje të ndryshme tek pajisjet në afërsi të tyre në llogarinë tuaj Google pa ndonjë kërkesë, edhe nëse ekrani është i fikur. Aplikacionet Google gjithashtu do të kenë mini-aplikacione më të mëdha të optimizuara për tabletat Android.
Janë dy veçori të reja të qasjes në Android për përdoruesit me dëgjim ose shikim të dëmtuar. Njëra quhet “Njoftimet e tingullit të personalizuar” dhe kur aktivizohet, dëgjon disa tinguj specifik dhe e njofton përdoruesin e tyre nëpërmjet dridhjeve, blicit, ose me një njoftim me Wear OS.
Do të njohë gjera të tilla si rrjedhja e ujit, të qarat e foshnjave, të lehurën e qenve, alarmet e tymit, por që edhe ju vet mund t’i mësoni një tingull tjetër specifik. Google TV tani ofron një bibliotekë të re të “kuruar” të filmave të përshkruar në audio për të verbrit dhe për personat me shikim të ulët.
Më në fund, Wear OS do të merr fytyra të reja Bitmoji të orës dhe ka një pllakë të re Google Keep e cila e bënë më të lehtë diktimin e shpejtë të një shënimi ose shikimin e shënimeve të tjera. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NGvwKanKdL8
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri