LAJMI I FUNDIT:

Google Photos po e bën më të lehtë redaktimin e fotografive të vjetra me një veçori të re

Google Photos po e bën më të lehtë redaktimin e fotografive të vjetra me një veçori të re

Google po shton rregullisht veçori të reja në Google Photos, duke ju dhënë më shumë mënyra për të modifikuar dhe ndarë fotot tuaja të preferuara.

Për shembull, kohët e fundit, gjiganti i teknologjisë u pa duke zhvilluar një veçori për të përmirësuar automatikisht fotot përpara se t’i shpërndante.

Tani, duket se kompania po punon në një mënyrë më të thjeshtë për të redaktuar edhe fotot e vjetra.


Një shkëputje e fundit e aplikacionit Google Photos (versioni 6.93) sugjeron që Google mund të shtojë një buton modifikimi te fotot në Memories, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kjo do të thotë që nëse doni të redaktoni një imazh që sapo keni parë në Memories, mund ta bëni lehtësisht duke klikuar Edit pikërisht aty te Memories.

Duke klikuar në Edit ju shkoni në menynë e njohur të redaktimit me të gjitha mjetet për rregullimin e fotove që ju nevojiten.

Kjo veçori e re mund të jetë një kursim i madh i kohës nëse ndani shpesh foto të vjetra.

Mund të jetë gjithashtu një shtesë shumë e dobishme nëse dëshironi të aplikoni shpejt veçoritë e redaktimit të AI  në imazhet më të vjetra. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Si ta zgjedhim laptopin ideal?

Si ta zgjedhim laptopin ideal?

Këshilla Teknologjike
Kalo në kategori