LAJMI I FUNDIT:

Google Nexus dhe Chromecast vijnë me 29 shtator?

Google Nexus dhe Chromecast vijnë me 29 shtator?

Ngjarja e Google më 29 shtator tani është zyrtare. Ajo do të mbahet në ora 09:00 PT, dhe të gjithë janë duke pritur për të parë më në fund pajisjet e reja harduerike që do t’i zbulojë Google.

Asgjë nuk është konfirmuar ende nga Google, por pritjet janë që kompania të zbulojë dy nga modelet e reja të telefonave të linjës Google Nexus, së bashku me një Chromecast të ri dhe më shumë se kaq.

Gjithsesi se edhe Telegrafi.com do ta përcjellë këtë ngjarje dhe do të ju njoftojë me shumë produkte të reja të kompanisë amerikane. (Telegrafi)