Vozitësit që shfrytëzojnë Google Maps, do t’i gëzohen më së shumti këtij lajmi.
TechChunch ka bërë të ditur, se hartat e Google, ka zgjeruar shërbimin për njoftimin e shpejtësisë së limituar, në më shtete se deri më tani, transmeton Telegrafi.
Funksionon shumë thjeshtë dhe të gjithë ata që ndihmohen nga ky sistem derisa janë duke u vozitur, do të marrin paralajmërim në secilën rrugë, për limitin e shpejtësisë. Përdoruesit e Android, kanë mundësi të njoftohen edhe ku ka kamera, të cilat masin shpejtësinë me të cilën po lëvizë vetura e caktuar.
Në sistemin iOS kjo mundëi nuk ekziston, por shfrytëzuesit mund të ndihmohen nga raportimet e mëparshme. Ky sistem që ka filluar nga janari i këtij vitit, do të jetë në dispozicion për më shumë njerëz.
Deri më tani, mund të funksionojë në Shtetet e Bashkuara, Britani të Madhe dhe Norvegji, ndërsa raportohet se do të zgjerohete dhe më tutje. /Telegrafi/