LAJMI I FUNDIT:

Google blen Hulu?

Google blen Hulu?

Google është në fazën përfundimtare të bisedimeve me kompaninë e njohur për video-streaming, Hulu, për ta përvetësuar këtë të fundit.

Sipas LA Times thuhet se Hulu është një shërbim i filmave me abonim, i cili përveç tjerash ofron edhe mundësinë për blerjen e shfaqjeve sipas kërkesës, filmave të ndryshëm, episodave të serialeve që dedikohen për ueb, dhe formave tjera mediale.

Merret vesh se Hulu, kohëve të fundit është takuar me blerës potencial, përkatësisht kompanitë si Google, Microsoft dhe Yahoo, të cilëve ajo u ka ofruar blerjen e kompanisë.

Në rast të blerjes së Hulu, Google shpreson që të shtojë përmbajtje profesionale në shërbimin e saj të videos, faqen YouTube, e cila do të pasurohej edhe më shumë me përmbajtje. / Telegrafi /