LAJMI I FUNDIT:

Google anulon vendimin për të mos bashkëpunuar me Huawein

Google anulon vendimin për të mos bashkëpunuar me Huawein

Kompania Alphabet që ka në zotërim Google ka njoftuar se planifikon të punojë me Huawein gjatë 90 ditëve të ardhshme, pak pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkohësisht lehtësuan disa kufizime tregtare për prodhuesin e dytë më ta madh të telefonave.

Ky veprim shënon një kthesë të papritur për konglomeratin e teknologjisë amerikane.

Të dielën, Google, tha se do të kufizoj lidhjet me Huawein në mënyrë që të përputhet me vendimin e Uashingtonit për të vënë kompaninë në listë të zezë.


Megjithatë, menjëherë pas kësaj, Departamenti amerikan i Tregtisë, ka njoftuar se kishte dhënë një licencë 90 ditore për kompanitë kineze të telefonisë në mënyrë që t’i mbroj përdoruesit nga rreziqet e sigurisë.

Google pezullon biznesin me Huawein, nuk ka më Google Play, Youtube dhe Gmail
Lexo po ashtu Google pezullon biznesin me Huawein, nuk ka më Google Play, Youtube dhe Gmail

Ky përjashtim i lejon Google të dërgojë përditësime te telefonat e Huaweit që përdorin sistemin operativ të saj Android, deri në 19 gusht.

“Mbajtja e sigurt e telefonave deri në datën [19 gusht] është në interesin e të gjithëve dhe kjo licencë e përkohshme na lejon të vazhdojmë të japim përditësime softuerësh dhe arnime të sigurisë për modelet ekzistuese për 90 ditët e ardhshme”, tha një zëdhënës i Google për CNBC, përcjell Telegrafi.

Preken miliona përdorues nga vendimi i Google për Huawein
Lexo po ashtu Preken miliona përdorues nga vendimi i Google për Huawein

Në fund të javës së kaluar, Administrata e presidentit amerikan Donald Trump e vendosi Huawei Technologies Co Ltd në listën e zezë tregtare, duke zbatuar menjëherë kufizime që do ta bëjnë jashtëzakonisht të vështirë për kompaninë të bëjë biznes me homologët amerikanë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori