LAJMI I FUNDIT:

Goodwin, arroganti që rrënoi RBS

Arroganca e ish-shefit të Bankës Mbretërore të Skocisë, (ish- banka e dytë më e fuqishme e Mbretërisë së Bashkuar, që ka pësuar humbje shumë të rënda nga kriza financiare dhe grykësia e drejtuesve të saj) ka qenë një nga tiparet e tij më të dukshme.

Fred Goodwin ishte një bankier që mendonte se dinte çdo gjë më mirë se të tjerët, përbuzte dhe injoronte kundërshtarët dhe i kishte mbushur mendjen vetes se për sa i përket shkrirjes së bankës së tij me banka të tjera ndërkombëtare,
kudo që këto ndodheshin në SHBA, Kinë, apo Holandë, ishte mendja e vetme gjeniale në qarkullim.

Në fakt, ajo që gatoi shefi i madh i bankës së madhe ishte një gjëmë e vërtetë financiare, ose më mirë një seri gjëmash. Banka e tij, njëra prej bankave më të mëdha të botës dhe kredidhënëse e korporatave më të fuqishme të saj, u shndërrua në një bankë të mbytur në borxhe. Humbja e fundit e regjistruar prej saj ishte 60 miliardë dollarë dhe konsiderohet si humbja më e madhe e pësuar nga një kompani britanike.


Me gjithë këtë kurrikulum katastrofik, deri në ditën e fundit të qëndrimit të tij në bankë, në nëntorin që shkoi, Goodwin përdori të njëjtën mënyrë sjelljeje arrogante që e karakterizoi përgjatë viteve të punës. Ish-shefi ekzekutiv e konsideroi procesin e marrjes së kapitalit shtetëror nga ana e bankës në nëntor
si një veprim të detyruar dhe jo të marrë si pasojë e negociatave mes palëve.

Kjo, pavarësisht faktit që banka e tij kishte muaj të tërë që përpiqej e dëshpëruar t‘i shpëtonte falimentimit, që do të kishte qenë i sigurt nëse Kryeministri Braun
nuk do të kishte aprovuar paketën e parë të ndihmës prej 40 miliardë dollarësh, të gjitha para të taksapaguesve. Goodwin ishte nga ata shefa bankash, si shumë të tjerë të sërës së tij, që kishte kohë që besonte në mitin e tij.

Vetëbesimi i tejfryrë i Goodwin doli dukshëm dhe shëmtuar në pah gjatë rivalitetit me një tjetër bankë të fuqishme dhe me emër të mirë britanike, "Barklays". Në vitin 2007, të dyja bankat synonin shkrirjen me bankën holandeze "ABN Amro".

Në atë periudhë, sapo kishin filluar të shfaqeshin shenjat e para të krizës financiare me "dallëndyshen" e parë viktimë, bankën "Northern Rock". Injoranca e Goodwinit që nuk u vu re as nga anëtarët e shumtë të bordit të bankës, ishte se ai nuk po e kuptonte që bota financiare sapo kishte nisur të ndryshonte në mënyrë dramatike.

Mendjeshkurtësia e tij vazhdoi edhe në korrik të 2008-ës, kur vuri dorë në fondet
e pensioneve dhe sigurimet, pavarësisht paralajmërimit të vazhdueshëm të
Fondit Monetar Ndërkombëtar për shpërthimin e krizës më të rëndë financiare në botë që nga periudha e Depresionit të Madh. Edhe këto paralajmërime nuk e lëkundën aspak vetëbesimin e tij.

Edhe pas fundit të korrikut të vitit të kaluar, shefi dhe shefat e mëdhenj nuk hoqën dorë nga shpenzimet e tyre ekstravagante për pajisjet e zyrave dhe mënyrën e jetesës që mbështetej financiarisht nga bonuse jashtëzakonisht të majme.

Shkelja e tij ishte arrogante, jo vetëm ndaj varësve direkt dhe kundërshtarëve, por edhe gazetarëve të shtypit, që i kishin vënë prej kohësh në dyshim aftësitë
menaxhuese, madje që kur bëri marrinë e parë të dukshme me blerjen e "ABN
Amro" me një çmim tepër të lartë që shënoi edhe fillimin e fundit të Bankës
Mbretërore të Skocisë.

Kjo blerje konsiderohet edhe sot si më e shtrenjta në historinë e blerjeve bankare në rang botëror. Goodwin, deri në fund, ishte i bindur se shkalla e humbjeve
do të ishte e përballueshme dhe se shumë shpejt, paratë e shpenzuara do të
sillnin para të tjera të shumëfishuara.

Më e rëndë është fakti që vetëbesimi i tij i tepruar ishte ngjitës. Për një biznesmen që i drejtohet shtypit është normale që të shfaqet me tone të larta vetëbesimi dhe optimizmi. Një pjesë e mirë e gazetarëve dhe analistëve ekonomikë menduan se blerja e bankës holandeze me çmimin e lartë ishte vërtet një sukses financiar i Bankës Mbretërore të Skocisë.

Por një "magji" e tillë nga ana e Goodwin nuk zgjati shumë, sepse kriza u shfaq menjëherë dhe ëndrra e madhe e bankierit u shemb si kështjellë në erë. Pyetja që këta gazetarë dhe analistë i bëjnë vetes tani, pas kolapsit dhe shkatërrimit të bankës, është shumë e qartë: Goodwin ishte një mashtrues që e bëri gjithçka qëllimisht, apo ishte një i çmendur dhe delirant?

Bankat si edhe politikanët, në okazionet arsenalin e tyre për t‘u shfaqur të sigurt,
optimistë e në mirëqenie të plotë. Kjo lloj manovre është veçanërisht e rëndësishme në rastet e institucioneve financiare, ku besimi është një çështje kyç. Sigurisht që Goodwin nuk pritej që të dilte e të deklaronte se kishte gabuar rëndë, por shkalla e naivitetit të tij në dritën e ndryshimeve rrënjësore që po pësonte sistemi financiar botëror dhe veçanërisht ai britanik, ishte i jashtëzakonshëm dhe i pakrahasueshëm.

Spiralja e humbjeve për Bankën Mbretërore të Skocisë që nga takimi i fundit
optimist i Goodwin me shtypin në korrik të vitit 2008 ka qenë e jashtëzakonshme.

Banka, me një origjinë shumë të vjetër, me zanafillë vitin 1727 kur u ngrit
për të rivalizuar bankën "Jacobite", aktualisht është shtetëzuar në pjesën e saj më të madhe. Shteti ka 70 për qind të aksioneve. Vetëm pak ditë pas konferencës plot vetëbesim që dha para shtypit Goodwin, banka shpalli një humbje prej 1 miliard dollarësh, e cila, e krahasuar me këtë të fundit prej 60 miliardësh, duket shumë qesharake. Ajo çka vazhdon të jetë shqetësuese me bankën është se, pavarësisht se në krye të saj kanë ardhur njerëz të rinj që po tentojnë të vënë në vijë punët, ato janë aq të koklavitura sa vështirësitë
sa vijnë e bëhen më të mëdha.

Ndër problemet më të mëdha me të cilat po përballet banka, që janë në fakt të së njëjtës natyrë me problemet e të gjitha bankave në krizë, mund të përmendim
kreditë e mëdha të pashlyera, kryesisht kreditë e marra nga oligarkët rusë, të
cilëve u janë shkatërruar bizneset dhe nuk kanë mundësi që t‘i kthejnë më.

Vështirësia rritet me uljen e çmimeve të pasurive të patundshme, që kanë nxjerrë jashtë loje shumë kolaterale. Ajo çka të bën përshtypje është se, pavarësisht gjithë katastrofës që gatoi, Fred Goodwin do të ketë një pension të qetë e të lumtur me paratë e rrogave të majme e bonuseve me gjashtë shifra.

Sigurisht që Fred nuk do të ketë më suitën e tij private në hotelin "Savoy" në Londër, apo çarterin personal me të cilin udhëtonte shpesh, pavarësisht
kostos së jashtëzakonshme, por atë nuk do ta prekin hallet dhe krizat financiare me të cilat po përballen aksionerët apo depozituesit e klientët e thjeshtë të bankës.

Në 2007-ën, viti i fundit i plotë i tij në krye të bankës, ai futi në xhep vetëm nga paga vjetore 10 milionë dollarë, ndërsa bonuset i kalojnë të 10 milionë
dollarët.

Për më tepër, ai i ka rregulluar punët në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë
problem ligjor nga ana e aksionerëve apo nga persona që kanë pësuar prej mendjemadhësisë e arrogancës së tij humbjet më të mëdha të jetës. Në qendër të vetëbesimit të madh në operacionin e shkrirjes së bankës së tij me "ABN Amro" qëndronte përvoja e tij e suksesshme gjatë viteve të mbara për bankat kur kreditë jepeshin të shumta dhe me përqindje të lartë. Ai ishte ndër të parët që mbështeti strategjinë e shtimit të kredive, kryesisht atyre korporative.

Vetëbesimi i këtyre viteve e bëri të "binte në dashuri: me veten dhe të verbër
ndaj ndryshimeve më të mëdha financiare të shekullit. Megjithatë, ai nuk është fajtori i vetëm i situatës katastrofike të Bankës Mbretërore të Skocisë. Në
të gjitha veprimet e tij, ai u mbështet fuqishëm dhe pa hezitimin më të vogël nga
një bord drejtorësh që nuk guxuan kurrë t‘i hiqnin as presjen strategjisë së njeriut që e konsideronin si "maestroja" financiar.

Për më tepër, në vendimin e tij për blerjen e bankës holandeze, ai u nxit edhe nga disa këshilltarë financiarë të CITY-t, (Qendra Financiare Londineze) të cilët përfituan shuma të jashtëzakonshme parash nga shkrirja me "ABN Amro".

Por, faktori më i rëndësishëm dhe më vendimtar ishte egoja e tij e sëmurë, që
në fund të fundit u shndërrua edhe në varrmihësen e karrierës. Egoja e bëri
Goodwin një delirant në lidhje me aftësitë dhe pushtetin e tij pa kufi në drejtimin e njërit prej institucioneve më të fuqishëm financiarë në botë. Prej egos, ai nuk arriti të shihte ndryshimin e kohëve dhe rënien e perandorive financiare të ngritura mbi lakminë dhe mashtrimin e një pakice ndaj shumicës. Në përfundim të kësaj historie shkatërrimi për shkak të arrogancës e lakmisë së
Goodwin dhe vetë Bankës Mbretërore të Skocisë, ai që del i humbur është qytetari i thjeshtë dhe vendi në përgjithësi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori