LAJMI I FUNDIT:

Gomari prapa grilave

Gomari prapa grilave

Në shtetin meksikan Chiapasu ligji është i barabartë për secilin – qoftë njeri apo gomar, fuqisë së ligjit nuk i ikën dot. Kështu dënimin e vuan edhe gomari agresiv i cili iu është vërsulur dy meshkujve.

Një gomar ka përfunduar prapa grilave të burgut nën akuzë për sulm dhe keqtrajtim.

Kafsha është burgosur pasi që ka goditur dy meshkuj në afërsi të një ferme në Chiapasu, ka lajmëruar policia.

Polici Sinar Gomez thotë se kafshën do ta mbajnë në paraburgim derisa pronari i tij të mos paguaj shpenzimet e shërimit të dy meshkujve të lënduar.


”Nëse dikush këtu shkel ligjin, atëherë përfundon në burg, pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë”, ka thënë Gomez.

Pronari i gomarit, Mauro Gutierrez ka arritur të merret vesh me meshkujt e sulmuar duke u paguar atyre shpenzimet e shërimit në vlerë prej 70 eurosh.

Viktimat thonë se gomari ka kafshuar 63-vjeçarin Genaro Vazquez dhe ka goditur 52-vjeçarin Andres Hernandez, i cili ka tentuar t’i dalë mikut në ndihmë, dhe ia ka thyer nyjën e dorës.

”Papritmas ka dalë para nesh, sikur i çmendur”, thotë Hernandez.

Nga policia lajmërojnë se janë dashur dhjetëra meshkuj të qetësojnë kafshën e egërsuar.

Policia edhe më herët ka burgosur kafshët, përfshirë edhe demin i cili ka bërë rrafsh përtokë arën e misrit të fqinjit, për të cilin kishim shkruar edhe në Telegraf, derisa një qen ka qëndruar 12 ditë në burg pasi që kishte kafshuar një person.

Artikull i ngjashëm

Burgu vlen edhe për demat