James Maddison shënoi një supergol me një goditje të fortë dhe të saktë nga 25 metra për të kaluar Leicester Cityt në epërsi të përkohshme 3-1 kundër Liverpoolit në Anfield të mërkurën mbrëma.

Liverpooli dhe Leicester City luajtën baras 3-3 në kohën e rregullt të çerekfinales së Carabao Cup, me Reds që fituan 5-4 në penallti.


Golat në këtë ndeshje u shënuan Oxlade-Chamberlain (19’), Diogo Jota (68’) dhe Takumi Minamino (90+) për vendasit, ndërsa Jamie Vardy (9’, 13’) dhe Maddison (33’) shënuan për mysafirët.

Megjithatë, goli i katërt i ndeshjes, i shënuar nga mesfushori kreativ anglez, Maddison, është ai i cili u vlerësua më së shumti.

Maddison shënoi një supergol nga një goditje e fortë dhe e saktë nga 25 metra për të dërguar epërsinë e ekipit të tij në 3-1.

Ky gol i anglezi ka fituar vëmendjen e të gjitha mediave sociale, duke bërë bujë dhe shumë postime. /Telegrafi/

telegrafi sport app