Rey Manaj është heroi i momentit te të gjithë shqiptarët pas golit të shënuar ndaj Serbisë.

Shqipëria ka marrë fitore të madhe 0-1 ndaj Serbisë falë golit të sulmuesit lushnjar.


Me këto tre pikë Shqipëria thuajse ka siguruar fazën 'Play-Off' për Kupën e Botës.

E duket se tifozët shqiptarë nuk e kanë ndërmend ta harrojnë lehtë Rey Manajn, pasi një rast interesant ka ndodhur në Komunën e Rahovecit.

Një votues nga fshati Ratkoc i ka bërë 'X' të gjithë kandidatët e Komunës për Kryetar, derisa ka shkruar emrin e Rey Manajt duke e votuar sulmuesin shqiptar.

Sigurisht që kjo votë nuk është e vlefshme, por tifozi ka treguar dashurinë për golin e Manajt në Leskovc. /Telegrafi/


telegrafi sport app