Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar 12 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Befasia e mbrëmjes ishte humbja e papritur e kampionit të NBA-së, Golden State Warriors.


Kjo e fundit pësoi humbje si mysafire e skuadrës së Denver Nuggets, ku kjo e fundit shfaqi një lojë kompakte dhe kolektive.

Gary Harris ishte basketbollisti më efikas te vendasit që shënoi 19 pikë dhe pati tre asistime.

Në anën tjetër, Kevin Durant ishte më i miri në parket te luftëtarët me 18 pikë ndërsa tre më pak i shtoi Klay Thompson, por të cilat nuk mjaftuan për t'iu shmangur humbjes.

Theksojmë se edhe Boston Celtics po vazhdon të komandojë në Konferencën e Lindjes pas fitores 117-92 ndaj Chicago.

Fitore e merituar e skuadrës vendase, që korri fitoren e 28-të sezonale, ndeshje ku shtatë lojtarë të Bostonit realizuan mbi 10 pikë, me Kyrie Irving që ishte sërish lider në parket (25 pikë). /Telegrafi/ Rezultatet tjera: Toronto 102-86 Philadelphia

Charlotte 111-106 Milwaukee

Indiana 123-119 Brooklyn

Washington 130-103 Orlando

Atlanta 112-107 Dallas

Boston 117-92 Chicago

Memphis 115-112 Clippers

Miami 94-109 New Orleans

Utah Jazz 89-103 Oklahoma

Phoenix 106-115 Minnesota

Lakers 92-95 Portland

Sacramento 99-108 San Antonio

telegrafi sport app