Golden State Warriors ka arritur të kualifikohet në finale pas një tjetër s’pastrimi në playoff.

Viktima e radhës ishte Utah Jazz që humbi edhe ndeshjen e katërt radhazi për t’u eliminuar me rezultat 4-0.


Golden State në ndeshjen e fundit kishte punë të lehtë ku fitoi me rezultat 121-95.

Te Utah Jazz më i miri ishte Gordon Hayward me 25 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime.

Te Golden State shkëlqeu Draymond Green me 17 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime, kurse Stephen Curry shtoi edhe 30 pikë të tjera.

Në finalen e Perëndimit tash Golden State pret fituesin e duelit Houston Rockets – San Antonio Spurs që aktualisht është 2-2 në seri. /Telegrafi/

telegrafi sport app